Kandidatët për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, Donald Trump dhe Bernie Sanders, kanë reaguar pas sulmit që ndodhi në një klub nate të homoseksualëve në Orlando.
“Ngjarje e rëndë në Orlando. Policia të hetoj mundësinë e terrorizmit. Shumë njerëz kanë vdekur”, ka shkruar Trump, kandidati republikan.
Clinton, kandidate demokrate, ka shkruar në Twitter: U zgjova me lajmin shkatërrues nga FL. Ndërsa presim më shumë informacione, lutemi për ata që janë prekur nga ky akt i tmerrshëm”, raporton lajmi.net.
Sanders ka shkruar “Është e tmerrshme, është e paimagjinueshme”.
Rreth 50 persona u vranë dhe 53 të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Policia është duke hetuar rastin nëse është inspiruar nga terrorizmi.