Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi në Kapitol, policë dëshmojnë në Kongres:Si një fushëbetejë mesjetare

2021/07/28 at 8:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi në Kapitol, policë dëshmojnë në Kongres:Si një fushëbetejë mesjetare

Në lot, katër oficerë të policisë në SHBA dëshmuan para një komisioni hetimor të Kongresit, duke ofruar detaje mbi sulmin e një turme të zemëruar të mbështetësve të Presidentit të atëhershëm Donald Trump në Kapitol më 6 janar, në një përpjekje të pasuksesshme për të bllokuar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.


Dy policë të Kapitolit dhe dy policë të qytetit të Uashingtonit thanë se kishin frikë për jetën e tyre ndërsa rreth 800 protestues sulmuan forcat e zbatimit të ligjit, i tallën ata me epitete racore dhe politike, u përleshën me policinë, i spërkatën ata me substanca kimike dhe u morën mburojat dhe pajisje të tjera.

Ata dëshmuan në ditën e parë të seancave dëgjimore publike mbi dhunën vdekjeprurëse që ndodhi më shumë se gjashtë muaj më parë, sulmi më i rëndë në më shumë se dy shekuj mbi Kapitolin amerikan, që shihet si një simbol i demokracisë amerikane. Shtatë anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe dy ligjvënës republikanë të një komisioni të posaçëm hetimor dëgjuan dëshmitë.

Gjatë seancës që zgjati tre orë e gjysmë, oficeri i Policisë së Kapitolit, Aquilino Gonell tha se “Kryengritësit më quajtën “tradhtar”, “turp (i vendit)” dhe bërtitën që unë (një veteran i ushtrisë dhe oficer policie) duhet të “ekzekutohesha”. ”

“Ajo që ne përjetuam atë ditë ishte si diçka nga një fushëbetejë mesjetare”, tha Gonell. “Ne luftuam me duar për çdo centimetër për të parandaluar pushtimin e Kapitolit nga një turmë e dhunshme që synonte të prishte procesin tonë demokratik”. Gonell tha në një moment se ai u shtyp nga vala e protestuesve.

“Mendova se do të vdisja”, tha ai.

Oficeri i policisë së qytetit të Uashingtonit, Michael Fanone tha para ligjvënësve se “Më kapën dhe më rrahën ndërsa më quanin tradhëtar të vendit tim. Isha në rrezik të vjedhjes së armës dhe vrasjes më armën time”.

“Më goditën shumë herë me një armë elektrike. Jam i sigurt që po bërtisja, por nuk mendoj se mund të dëgjohej zëri im”, shtoi ai.

Në muajt pas kaosit në Kapitol, shumë republikanë, në përpjekje për të shfajësuar thirrjen e Presidentit Trump drejtuar mbështetësve të tij për të “luftuar fortë” për të përmbysur humbjen ndaj zotit Biden, kanë minimizuar dhunën në Kapitol. Një ligjvënës tha se 800 personat që hynë në Kapitol ishin si turistë, ndërsa disa republikanë votuan kundër nderimit të policëve që mbrojtën Kapitolin.

Udhëheqësit republikanë kanë pohuar se trazirat po hetohen në mënyrë adekuate nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe komisionet e tjera të kongresit, duke argumentuar se hetimi i fundit është thjesht një teatër politik dhe një përpjekje për të hedhur hije të keqe mbi partinë republikane në prag të zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit për Kongres.

Oficeri i policisë së qytetit të Uashingtonit, Daniel Hodges, i cili u përplas mes një dere dhe kornizës së saj nga protestuesit tha se një protestues i bërtiti tij duke thënë “Ju do të vdisni në gjunjë!”
Ai tha se policia nuk ishte në gjendje të përballonte valën e protestuesve. Ai tha se një protestues “vuri gishtin e tij të madh në syrin tim dhe u përpoq ta nxirrte jashtë”.

Polici afrikano-amerikan i Kapitolit, Harry Dunn, tha se protestuesit e sulmuan atë me sharje të rënda racore pas një shkëmbimi në të cilin ai e kishte pranuar se kishte votuar për zotin Biden.

“Unë jam ende duke vuajtur nga ajo që ndodhi atë ditë”, tha oficeri Dunn. Ai kërkoi një moment heshtje për të kujtuar kolegun e tij Brian Sicknick, i cili ndihmoi në mbrojtjen e Kapitolit më 6 janar, por vdiq nga një problem shëndetësor një ditë më vonë.

Një protestues u qëllua për vdekje nga një polic i Kapitolit gjatë përleshjeve, tre protestues vdiqën dhe dy oficerë të tjerë të policisë u vetëvranë në ditët në vijim. Më shumë se 500 protestues që morën pjesë në sulmin ndaj Kapitolit janë akuzuar për një mori veprash penale. Oficeri Dunn tha se kujtimet e 6 janarit “ende nuk kanë mbaruar për mua, fizikisht dhe emocionalisht”, dhe se ai është duke bërë një terapi psikologjike.

Por ai kishte një mendim të fundit për protestuesit: “Ju të gjithë u përpoqët ta shkatërroni demokracinë atë ditë dhe dështuat.”

Republikanët e Senatit bllokuan krijimin e një komisioni të pavarur dypartiak për hetimin e ngjarjeve të 6 janarit. Në vend të tij demokratët, me mbështetjen e dy republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve krijuan komisionin që tani po heton sulmin ndaj Kapitolit./ VOA

Etiketa: Kapitolsulmvoa


Ju sugjerojmë

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
Bota

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

27 Nëntor, 2025 7:39 pm
Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

27 Nëntor, 2025 6:54 pm
Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar
Kronikë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar

27 Nëntor, 2025 6:22 pm
Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit
Bota

Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

27 Nëntor, 2025 6:16 pm
Para
“Ngele duke kënduar në dialektin e Kosovës”, Elvana i përgjigjet kritikave

“Ngele duke kënduar në dialektin e Kosovës”, Elvana i përgjigjet kritikave

Temperaturat e larta, aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Tragjas

Temperaturat e larta, aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Tragjas

Finalizohet “Xhamlliku”/Arrestohen 5 persona,sekuestrohen automjete dhe…

Finalizohet “Xhamlliku”/Arrestohen 5 persona,sekuestrohen automjete dhe...
















TE FUNDIT

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
28 Nëntor, 2025

Shqipëria shënon sot 113-vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Dashi Sot do jenë beqarët ata më të privilegjuarit në dashuri. Që në orët e para të mëngjesit do realizojnë...

Lexo më shumë

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com