Kronikë

Finalizohet “Xhamlliku”/Arrestohen 5 persona,sekuestrohen automjete dhe…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 28/07/21 |
Opi Nion

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Xhamlliku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në kryeqytet.

Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se janë sekuestruar 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celular.

Ndërkohë që janë vënë në pranga 5 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër shtetas.

Gentian Kore, Taulant Çoku, Altin Gega, Erjon Prengaj dhe Gazmir Cani për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi E(E). P(S)., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarje. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Kujtim Laro”, në biznesin e shtetasit G. K., ku dyshohet se kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të katërt këta shtetas, sapo kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me vrap, por janë neutralizuar dhe prangosur nga Policia. Gjatë largimit, ata kanë fshehur lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”, i shtetasit G. C., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për të ndaluar për verifikim e tij dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Kujtojmë se ky ishte një operacion i zhvilluar ditën e djeshme, teksa nga ana e policisë ka patur dhe një incident me një gazetar, veprim ky i cili solli shumë reagime./Opinion.al

Pas