23 persona, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pas sulmit me raketa në lindje të Ukrainës.
66 persona u shtruan në spital pas sulmit në Vinnytsia, në jug-perëndim të Kievit dhe shumë larg nga qendra e luftimeve në Donbas.
Tre raketa ruse goditën një bllok zyre dhe dëmtuan disa ndërtesa banimi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë “një akt të hapur terrorizmi”.
Raketat goditën parkun e makinave të bllokut të zyrave nëntëkatëshe rreth orës 10:50, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës. Ndërtesat e banimit u goditën gjithashtu në qendër të Vinnytsia, e cila ka një popullsi prej rreth 370,000 banorësh.
Ministria ruse e mbrojtjes, e cila mohon të ketë shënjestruar civilët, ende nuk ka komentuar mbi sulmin.
Presidenca ukrainase tha se sulmi kishte ardhur nga raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse në Detin e Zi.