Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian.
Në njoftimin e Ministrisë ruse, thuhet se veprime provokative mund të rrisin tensionet në Lindjen e Mesme.
“U vu re një përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve në rajon dhe veprime të reja provokuese mund të çojnë në rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Parandalimi i skenarëve të tillë duhet të jetë çështje kryesore për Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.
Këshilli i Sigurimit do të mblidhet pas kërkesës së Izrael për të dënuar sulmin e Iranit dhe për ta përcaktuar Gardën Revolucionare Iraniane si organizatë terroriste.