Bota

Sulmet ruse në Odesa, Johnson synon të furnizojë Ukrainën me raketa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 03/04/22 |
Opi Nion

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të furnizojë Ukrainën me raketa kundër anijeve për të fundosur anijet luftarake ruse dhe të lehtësojë presionin mbi vendet bregdetare që ato po bombardojnë nga deti, raporton Sunday Times.

Gazeta e përshkroi planin si pjesë e një “ndryshim strategjik” në përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës.

Gazeta citon se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u tha ministrave se donte të furnizonte armët për të parandaluar forcat ruse të përparonin në qytetin port jugor të Odesës. Sulmet me raketa ruse goditën qytetin këtë mëngjes./Opinion.al

Pas