Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konfirmuar se do të mbajë seanca dëgjimore më 7 dhe 8 mars për luftën në Ukrainë. Një ditë më parë gjykata e Hagës bëri me dije se ka nisur hetimet për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.
Ukraina paditi në Hagë presidentin rus Vladimir Putin. Presidenti Zelensky tha se vendi i tij ka paraqitur ankesë për gjenocid kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe po kërkon nga paneli i gjyqtarëve një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës.