Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet ndaj Thaçit/ Rama: Shqiponjë që pengon shumë koka politike edhe në kafazin e Hagës

2023/10/12 at 12:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet ndaj Thaçit/ Rama: Shqiponjë që pengon shumë koka politike edhe në kafazin e Hagës

Në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama foli për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, gjatë fjalës së mbajtur në parlament për Rezolutën e Kosovës.

Ai e ka cilësuar Thaçin si një “shqiponjë që pengon shumë koka politike edhe në kafazin e Hagës”.

Në fjalën e tij, Rama tha se është e neveritshme fushata e nisur në rrjete sociale në Kosovë, kundër udhëheqësve të UÇK-së, duke i paraqitur si e keqja e vendit.

Rama theksoi se rruga e vetme për të normalizuar situatën mes Kosovës e Serbisë është dialogu dhe koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

“Por, se duhet t’i përgjigjem si ka mundësi? Arsyeja e braktisjes ulëritëse të atyre në Hagë nga të gjithë ata që i kanë braktisur, në fakt si të gjitha arsyet e zvarritjeve të shqiptarëve në historinë e tyre është një tjetër, sa banale aq dhe koherente, me gjithë thelbin e qorr belasë politike që e përndjek shtetin shqiptar që nga viti 1912. E dini si e ka emrin? Urrejtje! Urrejtja për Hashim Thaçin si fitimtar i luftës që donte medoemos të fitonte dhe paqen. Po atë shprehjen të djegësh jorganin për një plesht e keni parasysh? , nuk ka kafshë më të keqe se njeriu kur humb arsyen dhe nuk ka egërsi të dytë si ajo e pleshtit të urrejtjes brenda njeriut. Hashim Thaçi natyrisht është një shqiponjë që edhe në kafazin e Hagës i pengon jo pak koka politike apo të politizuara shqiptarësh të mendojnë të lirë se si duhet ta fitojnë luftën diplomatike me Serbinë që u mund me armë dhe zgjuarsi diplomatike prej thuajse çerek shekulli nga Hashim Thaçi me shokë.

Që ngritën botën në këmbë me ato pushkët e tyre, shumëkush andej e disa këtej janë gati të djegin për pleshtin e urrejtjes së tyre jo thjesht jorganin e sigurisë së Kosovës bashkë me jorganin e sigurisë së Shqipërisë, por të djegin dhe procesin e formësimit të plotë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. I cili kalon vetëm e vetëm përmes shtegut të vështirë të dialogut, normalizimit dhe paqes përfundimtare me Serbinë krah për krah me aleatët tanë, SHBA dhe BE. Asnjë shteg tjetër!

Për t’ja dalë këtij kryeqëllimi ekzistencial. Me këto plotëformimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nuk arrihet kurrë, përkundrazi shtyhet pafundësisht! Po të paktën është mirë që teoricienët dhe praktikantët e patriotizmit elektoral ta dëgjojnë këtu sot se për mua nuk ka nder më të madh se të jem i bashkëakuzuar me Hashim Thaçin si tradhtar në raport me Kosovën dhe nuk ka provë më të madhe se kjo për dritëshkurtësinë dhe papërgjegjshmërinë historike të përpiluesve të saj. Ata kujtojnë se lufta diplomatike me Serbinë fitohet duke zhgarravitur flamurin e UÇK-së, se lufta fitohet duke u izoluar nga aleatët e mëdhenj të Kosovës pa të cilët nuk do ta kishte fituar kurrë luftën e nuk do ishte njohur kurrë si shtet e fatkeqësisht kujtojnë se lufta diplomatike ndaj Kosovës fitohet duke nxitur armiqësi ndaj qeverisë së Shqipërisë e pastaj ndaj meje personalisht”, u shpreh Rama./Opinion.al

Etiketa: edi ramaHashim Thacikosovekuvend

Ju sugjerojmë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
Para
Kontrolli në banesën e bashkëjetueses, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ahmetajt

Hetimet e SPAK, Ahmetaj reagon sërish nga arratia: Strategji për një gjyq popullor!

Sulmet ndaj Izraelit/ Blinken takon Netanyahu-n: Ne jemi këtu, nuk do t’ju braktisim!

Sulmet ndaj Izraelit/ Blinken takon Netanyahu-n: Ne jemi këtu, nuk do t’ju braktisim!

Zbardhet draft rezoluta konsensuale për Kosovën: Hetim ndërkombëtar për 24 shtatorin!

Zbardhet draft rezoluta konsensuale për Kosovën: Hetim ndërkombëtar për 24 shtatorin!

TE FUNDIT

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

PD prej disa ditësh u ka shtrirë “dorën e bashkëpunimit” të gjitha forcave opozitare, duke i ftuar në një tryezë...

Lexo më shumë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë. Në...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com