Mëngjesin e sotëm të paktën 31 persona u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, raporton Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore.
Ndërkohë të paktën 10 prej këtyre personave, thekson transmetuesi, u vranë ndërsa prisnin ndihmë humanitare pranë korridorit Netzarim, në qendër të Rripit të Gazës
Gjithashtu, një tjetër palestinez që priste ndihmë u vra dhe pesë persona u plagosën nga sulmi izraelit në Rafah.