Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulme ndaj SPAK dhe GJKKO? Rama: Ne heshtëm 5 vjet rresht, jo se nuk u skandalizuam por…

2025/02/19 at 1:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sulme ndaj SPAK dhe GJKKO? Rama: Ne heshtëm 5 vjet rresht, jo se nuk u skandalizuam por…

Kryeminsitri Edi Rama i është përgjigur ditën e sotme komentuesve në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale.


Ai ka thënë se ‘kritikat’ e tij ndaj SPAK dhe GJKKO pas prangosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë pasur për qëllim të ndihmojnë dy institucionet e drejtësisë.

Sipas tij nuk kanë qenë sulme ndaj SPAK, por Rama përmes atyre komenteve thotë se ka kërkuar standarde europiane në një proces të drejtësisë duke ju refuruar rastit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt.

“A thua vërtetë, kam unë 12 vite që nuk kam bërë një zgjedhje të qartë apo ti i dashur, Gjergj bashkë me këdo që mendon si ti, duhet t’i mbani parasysh disa gjëra që mua më duken të thjeshta.

E para, po të mos e kisha bërë unë zgjedhjen e qartë, jo 12, po 16 vite më parë për të luftuar për një drejtësi të pavarur, kjo që sheh sot, ka qenë e shkruar në programin tonë që kur ishim në opozitë, – atëherë do të vazhdonte të ishte ende e paimagjinueshme që drejtësia të godiste majtas e djathtas deri fare lart, ashtu siç ka qenë e paimagjinueshme 100 e kusur vite, apo jo, që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe deri kur ne bëmë reformën në drejtësi, duke i hyrë këtij deti në këmbë, në një vend ku kurrë, kurrë një person i lidhur me pushtetin politik nuk ka shkuar para drejtësisë.

 E dyta, nuk e di unë çfarë ke parë kur thua “sulme ndaj drejtësisë”, po nëse e ke për ato që unë kam thënë lidhur me ndalimin pa gjyq të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, atëherë kemi nevojë që të sqarohemi përsëri.

Unë mendoj që të kërkosh standardet demokratike në një proces të drejtësisë, aq më tepër për të zgjedhurit nga populli në krye të  Bashkisë së kryeqytetit, që merret nga zyra e çohet në burg pa u shpallur akoma i pandehur e lëre më fajtor, nuk është aspak sulm ndaj drejtësisë;  të kërkosh që drejtësia e re të kuptojë se qëllimi i lartë nuk i justifikon në asnjë mënyrë mjetet e ulëta, nuk është sulm ndaj drejtësisë, por është detyrim. Është detyrimi ynë për të ngritur zërin sepse ky është një ndër kushtet themelore të Shqipërisë 2030 në BE: Një vend ku sundon ligji dhe ku drejtësia jep vetëm drejtësi dhe nuk bën padrejtësi.

Prandaj kur ka probleme standardesh demokratikë, në një proces të drejtësisë, këtë jo mund dhe duhet ta themi tanimë, po edhe do ta themi sa herë që të jetë e nevojshme, do ta themi me kokën lart dhe do ta themi me zërin plot.

Ne heshtëm, heshtëm totalisht 5 vjet rresht, 5 vjet e më shumë madje, jo se nuk pamë probleme, jo se nuk u skandalizuam në ndonjë rast apo s’e nuk e patëm ndjeshmërinë ndaj një trysnie që ka shkuar hera-herës deri në absurd mbi punonjësit e administratës, por ne heshtëm strategjikisht, heshtëm për të garantuar një atmosferë, ku pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë të mund të konsolidohej, në një vend ku drejtësia s’ka pasur kurrë, kurrë, pavarësi dhe ku norma ka qenë intimidimi dhe marrja në kontroll e saj nga pushteti politik.

Tani që pavarësia më duket se është shalqi me provë, – kur thotë populli – madje është qartësisht burimi i një  vetëbesimi të prokurorisë dhe të gjykatës speciale, ne do të flasim për forcimin e demokracisë dhe do të jemi kritik sa herë që nga drejtësia të shkelen standardet demokratike, sepse një drejtësi e pavarur, një drejtësi profesionale, një drejtësi garante e lirive dhe e të drejtave kushtetuese të kujtdo, pa përjashtim, është thelbi i një demokracie të fortë evropiane. Ndërsa një drejtësi e pavarur, por e çalë profesionalisht dhe shpërfillëse ndaj lirive dhe të drejtave kushtetuese dhe ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve madje, mund të kthehet në një kërcënim për vetë demokracinë, në një problem real për shoqërinë, në një pengesë për ekonominë.

E di ti, Gjergj ku ndryshon një gjyq në diktaturë, në autokraci apo një gjyq në demokraci? Në autokraci prokurori dhe gjykatësi janë një, një trup i vetëm kundër të akuzuarit, ndërsa në gjyqin demokratik, jo vetëm janë të ndarë, por gjykatësi është mbi palët dhe të akuzuarit dhe akuzuesit janë tërësisht të barabartë para ligjit dhe para gjykatësit.

Nëse kjo premisë themelore nuk respektohet dhe nëse ka shenja që thonë se abuzimi me pavarësinë e pushtetit të drejtësisë mund të bëhet një rrugë pa siguri juridike në trupin e shoqërisë, atëherë problemi nuk është më thjesht i atyre që keqtrajtohen direkt nga një pushtet që fryhet me vetveten, por është një problem për vendin, është një problem për shoqërinë dhe si i tillë është patjetër dhe i imi si kryeministër, por edhe i yti si qytetar, jo që ta sulmojmë, por që ta kritikojmë dhe ta ndihmojmë drejtësinë të demokratizohet, të forcohet, të konsolidohet si garante e rendit ligjor, si garante e barazisë së të gjithëve para ligjit, jo duke bërë ne, prokurorin e gjykatësin e prokurorëve dhe gjykatësve, po ama duke vënë gishtin tek problematika e patolerueshme e cenimit të standardeve dhe duke nxitur të gjitha reflektimet përkatëse; jo duke marrë ne anën e të akuzuarve për pretendimet e  prokurorit dhe të gjykatësit, por duke mos heshtur kur këta të fundit e tejkalojnë kornizën e ligjit me galloshet e Maliqit dhe prokurorë e gjykatës bëhen një galloshe e vetme, si në diktaturë apo në autokraci, jo largqoftë në asnjë mënyrë duke shkrirë SPAK-un apo duke kërcënuar SPAK-un, të cilin duhet ta mbrojmë medoemos në radhë te parë nga bufi dhe nga llumi i kënetës, edhe me votën tonë në 11 maj, por patjetër dhe nga rreziku i hyrjes së vetes në qejf kur i thonë fjalës, duke luftuar të gjithë bashkë ama, paralelisht për rritjen e standardit të drejtësisë dhe për një triumf të aspiratës për një drejtësi evropiane në 11 maj.

Tani, i dashur Gjergji dështova apo nuk dështova unë të bëj shtet, këtë ia lëmë këtyre pak viteve që kemi përpara sepse në këto vite përpara, unë do të bëj atë çmos-in e madh që Shqipëria të ngjitet në majën e Bashkimit Evropian e nëse ngjitet, do të ngjitet vetëm sepse ka bërë shtet se ndryshe asaj maje as nuk i qasesh dot.

Tani zgjedhja nuk ka qenë kurrë më e qartë; o me mua në Evropë, o me bufin e kënetës prapë atje në gropë!”, tha Rama.



Ju sugjerojmë

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
Aktualitet

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

4 Korrik, 2026 11:55 am
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion

4 Korrik, 2026 11:51 am
Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit
Sport

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit

4 Korrik, 2026 11:30 am
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Aktualitet

Edi Rama feston sot ditëlindjen! Sa vjeç mbush kreu i qeverisë shqiptare?

4 Korrik, 2026 11:27 am
Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë
Kronikë

Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë

4 Korrik, 2026 10:27 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Pavarësia e SHBA, Begaj: Shqipëria mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme

4 Korrik, 2026 10:25 am
Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

4 Korrik, 2026 10:21 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump me mesazh të fortë për 4 Korrikun: Amerika nuk do të bëhet kurrë komuniste

4 Korrik, 2026 10:05 am
Një grua ukrainase, e dyshuara kryesore për shpërthimin me bombë që tronditi Monacon
Bota

Një grua ukrainase, e dyshuara kryesore për shpërthimin me bombë që tronditi Monacon

4 Korrik, 2026 10:00 am
Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri
Aktualitet

Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

4 Korrik, 2026 9:58 am
Para
Rama-komentuesve në rubrikën “Sy m’sy”: Ose me mua në BE, ose me bufin e kënetës prapë atje në gropë!

Rama-komentuesve në rubrikën “Sy m’sy”: Ose me mua në BE, ose me bufin e kënetës prapë atje në gropë!

1 cigare ‘kushton’ 20 minuta jetë, studimi i fundit zbulon sa vite humbasin duhanpirësit

1 cigare ‘kushton’ 20 minuta jetë, studimi i fundit zbulon sa vite humbasin duhanpirësit

SPAK mbylli hetimet për “Xibrakën”, reagon Rama: Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua

Bonusi i pranverës për pensionistët/ Rama: Shpërndarja do të nisë më 1 mars! Jo vetëm që unë nuk gënjej por…
















TE FUNDIT

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
4 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston sot 62-vjetorin e lindjes, duke marrë një sërë urimesh nga qytetarë, bashkëpunëtorë dhe figura...

Lexo më shumë

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
4 Korrik, 2026

Në një intervistë për BBC, kryeministri Edi Rama ka folur për protestat në vend dhe zhvillimet e fundit politike. Sipas BBC, Kryeministri...

Lexo më shumë

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit
4 Korrik, 2026

Egjipti ka siguruar një kualifikim historik në fazën e 1/8-ve, pasi mposhti Australinë me rezultatin 4-2 pas goditjeve të penalltive....

Lexo më shumë

Edi Rama feston sot ditëlindjen! Sa vjeç mbush kreu i qeverisë shqiptare?

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
4 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme feston ditëlindjen e 62-të. Kreu i qeverisë shqiptare ka lindur në 4 korrik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}