Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulme kundër Sirisë dhe Irakut, çfarë kërkon Turqia?

2022/11/25 at 8:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sulme kundër Sirisë dhe Irakut, çfarë kërkon Turqia?

Pas sulmeve ajrore ndaj pozicioneve kurde në Siri e Irak, presidenti turk Erdogan, thotë se nuk e përjashton mundësinë e një ofensive tokësore. Milicët kurdë deklarojnë se do të hakmerren. Gjendja është e tensionuar.


Zhvillimin e një ofensive të madhe ajrore kundër pozicioneve kurde në Siri dhe Irak, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e pati njoftuar që në fillim të verës. Natën e së dielës (20.11), një javë pas sulmit me bomba të Stambollit, forcat ajrore turke zhvilluan sulme kundër pozicioneve kurde të PKK dhe të milicëve kurdë të YPG, në veri të Sirisë dhe Irakut. Sipas ushtrisë turke, gjatë sulmit u shkatërruan 90 pozicione, mes të cilave bunkerë, tunele dhe depo municionesh. Përveç kësaj “u neutralizuan 184 terroristë”. Sipas të dhënave të aktivistëve sirianë, gjatë ofensivës së Turqisë u vranë të paktën 35 vetë, mes të cilëve dhjetë ushtarë të ushtrisë së qeverisë siriane.

Në veri të Irakut nuk ka pasur të vdekur, bëhet e ditur. Një verifikim i pavarur i këtyre të dhënave nuk është e mundur të bëhet.

Tek milicët e YPG, njësive të mbrojtjes popullore, Ankaraja sheh dorën e zgjatur të PKK, Partisë së Punës të Kurdistanit, parti që është ndaluar në Gjermani dhe është futur nga Europa dhe SHBA në listën e organizatave terroriste.

Ankaraja akuzon këto dy organizata të jenë përgjegjëse për sulmin e fundit të kryer në Stamboll, ku u vranë gjashtë vetë dhe u plagosën 80 të tjerë. Nga ana e tyre, YPG dhe PKK  e kanë mohuar të jenë përzier në ndonjë mënyrë në këtë sulm. YPG përkrahet nga SHBA dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për dëbimin nga Siria të milicëve xhihadistë të Shtetit Islamik, (IS).

Ofensivë ushtarake e ujdisur më parë?

Që kur është tërhequr SHBA, Turqia ka sulmuar disa herë veriun e Sirisë. Në këtë mënyrë, Ankaraja ka arritur të verë nën kontrollin e vet një pjesë të territoreve kufitare siriane. Erdogan vazhdon tani me një hap tjetër, duke kërcënuar me zhvillimin e një ofensive tokësore.

Edhe milicët kurdë njoftuan për zhvillimin e sulmeve hakmarrëse, të cilat nuk vonuan. Ditën e hënë (21.11), një raketë ra në provincën Gaziantep, në kufirin turko- sirian. Dy vetë humbën jetën, 19 u plagosën.

Reagimet e buta nga Moska dhe Uashingtoni, të ndryshme nga herët e tjera, tregojnë se Ankaraja ka folur më parë me të dy vendet për ofensivën. “Ne kemi komunikuar në rrugë diplomatike me të gjithë pjesëmarrësit”, tha presidenti Erdogan, “dhe kemi hedhur si duhet hapat e ndryshme.”

Edhe Sinem Adar, eksperte për Turqinë në fondacionin Shkenca dhe Politika në Berlin, mendon se Turqia nuk e ka zhvilluar sulmin vetëm me kokën e vet. Në bisedë me Deutsche Wellen, ajo thotë se konsullata amerikane në Erbil, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në Veri të Irakut, i pati kërkuar qytetarëve dy ditë para ofensivës turke, që të largohen nga territoret e prekura.

Kritika nga Gjermania

Komuniteti kurd në Gjermani akuzon Turqinë, se ka sulmuar kryesisht spitale, lagje të banuara dhe struktura transporti. Sipas tyre, strategjia ushtarake e Turqisë ka për qëllim të nënshtrojë popullsinë civile ose ta shpërngulë atë. Komuniteti kurd kërkon nga qeveria gjermane që të mbajë të njëjtin qëndrim, që mban ndaj Rusisë. Kur shkelet e drejta ndërkombëtare, nuk mund të përdoren standarde të dyfishta, i thanë ata Deutsche Welles. Lufta shkakton vuajtje, sjell vdekje dhe i shpërngul njerëzit nga vendi i tyre. Shumë politikanë të FDP, Të Gjelbërve dhe Të Majtëve e dënuan sulmin quke e quajtur “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Edhe qeveria gjermane i bëri thirrje Turqisë ditën e hënë, që të përmbahet.

Christofer Burger, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme i kërkoi Ankarasë që të reagojë në përputhje me situatën, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. Tek

Sulmi me bomba vetëm pretekst?

Sipas pikëpamjes së shumë ekspertëve, ofensiva e madhe e Ankarasë nuk erdhi e papritur. Ka mundësi që qeveria turke ta ketë planifikuar zhvillimin e saj prej kohësh dhe ka pritur vetëm që të gjejë një pretekst. Aktualisht duket se gjendja ndërkombëtare politike është në favor të Ankarasë. Ekspertja për Turqinë, Sinem Adar kujton bisedimet që janë duke u zhvilluar për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ankaraja ka bllokuar deri tani pranimin e këtyre dy vendeve, duke i akuzuar ato për përkrahjen e “terroristëve kurdë” dhe duke u ërkuar atyre që ta përfshijnë YPG në listën e organizatave terroriste. Përveç kësaj, ndikimi i Rusisë në Siri ka rënë për shkak të luftës në Ukrainë.

Për Ismail Küpelin, studiues i shkencave politike nga Duisburgu, operacionet si ofensiva ushtarake e tanishme bëjnë pjesë në politikën themelore të Ankarasë, për të mbytur që në filiz përpjekjet e kurdëve për autonomi dhe pavarësi. Por edhe gjendja e vështirë ekonomike e Turqisë luan një rol në ringjalljen e ofensivës së madhe. Në fillim të verës 2023 në Turqi mbahen zgjedhjet dhe AKP synon të mbetet në pushtet. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i inflacionit në Turqi ka qenë së fundi 85,5 përqind. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat themelore. Kritikët e akuzojnë Erdoganin, se kërkon që me ofensivën e madhe të largojë vëmendjen nga kriza, duke nxitur në kohë krizash ndjenjat nacionaliste të popullit, në mënyrë që të rrisë mbështetjen në politikën e brendshme.

Duket se kjo llogari ka dalë mirë: Sepse në fakt e gjithë opozita e mbështeti ofensivën ushtarake. Faik Öztrak, zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare CHP, tha (21.11) se partia e tij e përkrah luftën e ushtrisë turke kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste.

“Ushtarët janë ushtarët tanë, ushtria është ushtria jonë. Lufta jonë kundër terrorizmit është legjitime dhe kush i bie në qafë ushtarëve për të fituar më shumë vota, nuk është duke bërë politikë,” tha Öztrak./ DW



Ju sugjerojmë

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
Bota

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

4 Korrik, 2026 2:51 pm
Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
Bota

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

4 Korrik, 2026 2:49 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

4 Korrik, 2026 2:47 pm
Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
Bota

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

4 Korrik, 2026 1:44 pm
Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Aktualitet

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

4 Korrik, 2026 1:00 pm
Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
Aktualitet

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

4 Korrik, 2026 11:55 am
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion

4 Korrik, 2026 11:51 am
Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit
Sport

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit

4 Korrik, 2026 11:30 am
Para
Parlamenti Europian kërkon reformimin e procesit të vendimarrjes për anëtarësimin

Parlamenti Europian kërkon reformimin e procesit të vendimarrjes për anëtarësimin

Serbia mund të bëhet operatori më i madh i dronëve ushtarakë në Ballkan

Serbia mund të bëhet operatori më i madh i dronëve ushtarakë në Ballkan

Grupet shqiptare zgjerojnë aktivitetin e zinxhirit të furnizimit të kokainës në Europë

Grupet shqiptare zgjerojnë aktivitetin e zinxhirit të furnizimit të kokainës në Europë
















TE FUNDIT

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
4 Korrik, 2026

Japonia festoi 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara në Tokio të enjten, më 3 korrik. Ura Rainbow dhe Kulla e...

Lexo më shumë

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
4 Korrik, 2026

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke...

Lexo më shumë

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
4 Korrik, 2026

Temperaturat ekstreme kanë ndikuar te festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, duke detyruar autoritetet të anulojnë ose...

Lexo më shumë

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
4 Korrik, 2026

Irani po shqyrton vendosjen e rregullave më të rrepta për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}