Autoritetet gjermane janë vënë në alarm, dhe kanë evakuuar 80 mijë spektatorë që ndodheshin në një stadium për të ndjekur një koncert ‘rock’.
Policia gjermane ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të koncertit nga frika e një sulmi të mundshëm terrorist.
Prej kohësh Evropa është nën frikën e sulmeve të papritura terroriste, dhe akti më i fundit në Mançester të Britanisë së Madhe e dëshmoi se terrorizmi mund të godasë nga momenti në moment.