Një mësues u vra gjatë një sulmi me thikë në një shkollë në Francë. Sulmi raportohet të ketë ndodhur në Shkollën e Mesme Gambetta rreth orës 11:00 me orën lokale.
“Autori është në paraburgim,” tha ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin.
Ndërkaq, mediat franceze raportojnë, se i dyshuari ishte një ish-nxënës i shkollës, në moshën 20-vjeçare.
Europe 1 shkroi se autori ishte me “origjine çeçene” dhe i njohur më parë nga shërbimet franceze të sigurisë.
Prokurorët francezë të antiterrorit kanë marrë përsipër hetimin. Sipas mediave franceze, është arrestuar edhe vëllai i autorit.
Mësuesi raportohet të jetë një mësues i frëngjishtes në shkollë. Sipas burimit, në sulm u plagosën edhe zëvendësdrejtori i shkollës dhe një mësues i PE.