Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në spitale të ndryshme, pasi i dyshuari i panjohur sulmoi qytetarët para një bari në qendër të qytetit me një objekt të mprehtë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Më vonë ata thanë se nuk mund të përjashtonin mundësinë që më shumë njerëz të ishin lënduar në sulm. Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se festuesit ishin tifozë futbolli nga një ekip lokal, që mbrojtën veten kundër sulmuesit para se ai të largohej.
Klubi i futbollit Arminia Bielefeld i qytetit fitoi ndeshjen të shtunën dhe me të u bë kampion i divizionit të 3-të. Sipas policisë, sulmuesi mund të jetë lënduar në fytyrë.
Policia e Bielefeldit tha në një deklaratë se gjeti disa thika në vendin e sulmit, dhe se ka aktivizuar një linjë telefonike për dëshmitarë duke u kërkuar njerëzve të ngarkojnë video dhe foto të sulmit.
Ata paralajmëruan këdo që e sheh të dyshuarin të mbajë distancë dhe të telefonojë shërbimet e emergjencës, pasi burri mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.