Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulm me raketa ndaj Lvivit, 7 të vrarë e 12 të plagosur

2022/04/18 at 4:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulm me raketa ndaj Lvivit, 7 të vrarë e 12 të plagosur

Të hënën ushtria ruse goditi me raketa qytetin në perëndim të Ukrainës, Lvivin, duke shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave dhe plagosjen e 12 të tjerëve. Njoftimi u bë nga zyrtarët ukrainas. Ky zhvillim vjen ndërsa trupat ruse kanë intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës së këtij vendi, në përgatitje për një sulm në shkallë të gjerë në lindje.

Lvivi dhe pjesa tjetër e Ukrainës perëndimore janë përballur me sulme sporadike gjatë pothuajse dy muaj luftimesh. Këto zona kanë shërbyer si strehë për ata banorë që janë zhvendosur nga ato pjesë të vendit ku luftimet kanë qenë më intensive.

Guvernatori rajonal i Lvivit Maksym Kozytskyy tha se si pasojë e sulmeve me raketa u goditën tre objekte të infrastrukturës ushtarake dhe një biznes. Ai tha se mes të plagosurve ishte dhe një fëmijë.

Analistët ushtarakë thonë se Rusia po i intensifikon sulmet ndaj fabrikave të armëve, hekurudhave dhe objektive të tjera të infrastrukturës anembanë Ukrainës, për të dobësuar aftësinë e këtij vendi për t’i rezistuar një ofensive të madhe tokësore në Donbas, qendra industriale lindore e Ukrainës, me një popullatë kryesisht rusisht-folëse.

Ushtria ruse tha se raketat e saj goditën më shumë se 20 objektiva ushtarakë në Ukrainën lindore dhe qendrore të dielën, mes tyre depo municionesh, shtabin komandues, trupa e automjete ushtarake. Po kështu ushtria ruse pretendon se ka goditur me artileri 315 objektiva të tjerë ukrainase dhe se avionët e saj luftarakë kanë kryer 108 sulme ndaj trupave dhe pajisjeve ushtarake ukrainase. Këto pretendime nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Qeveria e Ukrainës ndaloi evakuimet e civilëve për të dytën ditë të hënën, duke thënë se forcat ruse po bombardonin dhe bllokonin korridoret humanitare.

Pas një përpjekjeje të dështuar për të marrë Kievin, Rusia është e vendosur të pushtojë Donbasin, ku separatistët e mbështetur nga Moska tashmë kontrollojnë disa territore.

“Ne po bëjmë gjithçka për të siguruar mbrojtjen e Ukrainës lindore”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy në fjalimin drejtuar kombit të dielën në mbrëmje./ VOA

Ju sugjerojmë

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

28 Maj, 2025 7:45 pm
VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve
Life Style

VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve

28 Maj, 2025 7:38 pm
Netanyahu mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë e re në Izrael
Bota

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

28 Maj, 2025 7:29 pm
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
Bota

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

28 Maj, 2025 6:58 pm
Topalli:Individë pa status zyrtar,por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë…
Politikë

Topalli:Individë pa status zyrtar,por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë…

28 Maj, 2025 6:49 pm
PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend
Politikë

PS mbledh grupin parlamentar përpara seancës në Kuvend

28 Maj, 2025 6:41 pm
Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll
Bota

Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll

28 Maj, 2025 6:25 pm
Qeveria rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë
Aktualitet

Qeveria rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë

28 Maj, 2025 6:22 pm
Europa në krizë për ujë, shteteve anëtare u kërkohet të ulin konsumin me 10%
Bota

Europa në krizë për ujë, shteteve anëtare u kërkohet të ulin konsumin me 10%

28 Maj, 2025 6:18 pm
Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare
Bota

Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare

28 Maj, 2025 6:10 pm
Para
Vrasja e Behar Sofisë/Ernejt Shyti: Do paguhej nga “i forti i Myslym Shyrit”

Vrasja e Behar Sofisë/Ernejt Shyti: Do paguhej nga “i forti i Myslym Shyrit”

Pse Putini e dëshiron rajonin e Donbasit?

Pse Putini e dëshiron rajonin e Donbasit?

Lindi fëmijën në tualetin e Urgjencës së QSUT, vajza: S’e dija që isha shtatzëne

Lindi fëmijën në tualetin e Urgjencës së QSUT, vajza: S’e dija që isha shtatzëne

TE FUNDIT

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
28 Maj, 2025

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi vendosjen e kufizimeve të reja për viza nga administrata Trump ndaj autoriteteve të huaja që,...

Lexo më shumë

VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve

VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve
28 Maj, 2025

Në Rusi ka nisur transmetimi i një seriali të ri të animuar për fëmijë me përmbajtje propagandistike dhe tematikë gjeopolitike....

Lexo më shumë

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

Netanyahu mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë e re në Izrael
28 Maj, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj se ushtria e tij e ka vrarë Mohammed Sinwar, udhëheqësi i supozuar...

Lexo më shumë

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
28 Maj, 2025

Bashkimi Evropian është i gatshëm ta ndëshkojë Kinën, si përgjigje ndaj një sulmi kibernetik të kryer ndaj institucioneve të Republikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com