Bota

Sulm me bombë në një shkollë fetare të Afganistanit, humbin jetën 10 persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 30/11/22 |
Opi Nion

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi me bombë në një shkollë fetare në veri të Afganistanit.

Sipas BBC, shpërthimi ndodhi në Aybak në provincën Samangan dhe la shumë të tjerë të plagosur.

Por ende nuk është përcaktuar saktë numri i personave që kanë ndërruar jetë, ndërkohë që asnjë prej grupeve nuk ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin terrorist.

Shpërthimi thuhet se ka ndodhur pas kryerjes së lutjeve, teksa njerëzit ishin duke u larguar, ndërsa një mjek në spitalin lokal tha se shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës.

“Të gjithë ata janë fëmijë dhe njerëz të zakonshëm”, citohet të ketë thënë një mjek.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Abdul Nafee Takkur tha se forcat e sigurisë së talibanëve po hetonin sulmin dhe u zotua të “identifikojnë autorët dhe t’i ndëshkojnë ata për veprimet e tyre”.

Aybak është një qytet historik që u bë i njohur si një qendër tregtare dhe një qendër për budistët në shekujt 4 dhe 5. Ndodhet rreth 200 km në veri të kryeqytetit Kabul.

Afganistani është tronditur nga dhjetëra shpërthime që kur talebanët morën pushtetin vitin e kaluar./Opinion.al

Pas