Bota

Sulm kibernetik faqeve zyrtare të qeverisë ukrainase



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:49 - 15/02/22 |
Opi Nion

Ukraina është goditur nga një sulm kibernetik, me faqet e internetit të disa departamenteve qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Arsimit.

Zyrtarët thanë se ishte shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim, por ata vunë në dukje një “rekord të gjatë” të sulmeve kibernetike ruse kundër Ukrainës.

Sipas raportimeve, hakerë të dyshuar rusë, lanë një mesazh në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme. Aty thuhej: “Ukrainas! … Të gjitha informacionet për ju janë bërë publike. Kini frikë dhe prisni më keq. Është e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja juaj.”

Mesazhi riprodhonte flamurin ukrainas dhe hartën e kryqëzuar. Ai përmendte ushtrinë kryengritëse ukrainase, ose UPA, e cila luftoi kundër Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një reagim për “The Guardian”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleg Nikolenko, tha: “Si rezultat i një sulmi masiv kibernetik, faqja e internetit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe agjencive të tjera qeveritare janë përkohësisht jashtë funksionit”./Opinion.al

Pas