Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulm kamikaz, shkon në 28 numri i viktimave, 300 të plagosur (video)

2016/04/19 at 1:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulm kamikaz, shkon në 28 numri i viktimave, 300 të plagosur (video)

KABUL-Zyrtarët në Afganistan kanë bërë të ditur se militantët talibanë kanë sulmuar një zyrë të agjencisë kryesore për siguri në Kabul, duke vrarë së paku 28 veta dhe plagosur mbi 300 të tjerë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sulmi ka nisur me shpërthimin e një makine bombë, për të vazhuar më pas me të shtëna me armë zjarri.

“Sulmi i talibanëve, në të cilin është përdorur një automjet, është shenjë e qartë e dështimit të tyre, sidomos pasi janë mposhtur në konfrontim me forcat afgane të sigurisë në provincat Kunduz, Takhar, Badakhshan dhe Javzjan. Talibanët kanë pësuar shumë viktima në 24 orët e fundit dhe tani kanë planifikuar sulm vetëvrasës në Kabul”, ka thënë Sediqi.

Sulmi pranë Ministrisë së Mbrojtjes ka pasur në shënjestër zyrën e Drejtorisë për Siguri Kombëtare, përgjegjëse për mbrojtjen e zyrtarëve qeveritarë.

Shefi i policisë në Kabul, Abdul Rahman Rahimi, ka thënë se 28 njerëz janë konfirmuar të vrarë.

Viktimat përfshijnë edhe civilë, edhe anëtarë të forcave afgane të sigurisë.

Rahimi ka thënë se së paku një person i armatosur është vrarë nga forcat e sigurisë.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodh një javë pasi grupi militant ka thënë se ka nisur, siç e quan ai, ofensivën e pranverës.

Pallati presidencial i Afganistanit, i cili ndodhet rreth dy kilometra nga vendi i shpërthimit, e ka dënuar, siç është shprehur, “sulmin frikacak terrorist” dhe ka thënë se ai nuk do të dobësojë dëshirën dhe vendosmërinë e forcave afgane për të luftuar terrorizmin.

“Sulmi tregon qartë humbjen e armikut në përballjen me forcat afgane të sigurisë”, ka thënë përmes një deklarate presidenti i Afgansitanit, Ashraf Ghani.

Talibanët, gjatë vitit të kaluar, janë rigjallëruar si pasojë e tërheqjes së shumicës së forcave të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.

Ata tani kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të Afganistanit.

Ju sugjerojmë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Para
“Shullazi”, si u kërcënua me pistoletë Kryeregjistruesi Ilirjan Muho

"Shullazi", si u kërcënua me pistoletë Kryeregjistruesi Ilirjan Muho

Vildane Zeneli në tentativa për tu mbuluar

Vildane Zeneli në tentativa për tu mbuluar

Kryeministrat e krimit

Kryeministrat e krimit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com