Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Suksese në jetë z. Ministër”

2016/11/18 at 1:25 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Suksese në jetë z. Ministër”

Nga Dritan LACI


“Suksese në jetë” është lajtmotivi më i fundit që na erdhi nga Rilindja Socialiste. Do ishte shumë bukur sikur “Suksese në Jetë” të ishte një titulli i një kënge që u kushtohej maturantëve që përfunduan me sukses një etapë të jetës së tyre. Do ishte po kaq bukur sikur “Suksese në Jetë” të ishte melosi kushtuar studentëve që nisin një cikël të ri në jetë.

Do ishte po kaq bukur sikur “Suksese në Jetë” të ishte titulli i një kënge kushtuar njerëzve që falë mjekëve rinisin një jetë nga e para. Do ishte po kaq bukur sikur “Suksese në Jetë” të ishte po ashtu një urim për nënat që sjellin në jetë një foshnjë në një kohë kur lindjet kanë rënë. E kështu me radhë do ishin pafundësisht lajtmotivet për të pasur një refren të ri me urimin e bukur “Suksese në Jetë”.

Por fatkeqësisht, dhe fatkeqësisht duhet të ndihemi fatkeq, që nga dy netë më parë  “Suksese në Jetë” do të duhet ta përdorim si urimin postmortum.

Lajtmotivimin e një sistemi që të heq nga puna. E një sistemi që jo vetëm të lufton kur je jashtë sistemit që ke ngritur, por që në këtë vit të fundit të mandatit të tij Rilindës ka filluar të prodhojë edhe armiq brenda vetë sistemit që ka ngritur. Dhe këtë shembull, fatkeqësisht dhe për dreq më duhet ta them shumë shpesh se sa fatkeq duhet të ndihemi, e jep vetë një ministër që duhet të ishte shembulli i kurimit të plagëve të një shoqërie, por që në fakt nuk bën asgjë tjetër vetëm se tregon se Rilindja është kthyer në gllabërues që po vret vetveten me shpejtësinë e efektit të një cianuri.

Një ministër që nuk është hera e parë që kapet në sjellje të tilla të arrogancës. Madje kush nuk harron disa muaj më parë ishte po ky ministër që ju hakërrye me gjuhën e një gangsteri një gazetari të një mediumi prestigjioz si “Zëri i Amerikës”.

I njëjti që po kështu u mësonte grave hallexhesha në poliklinika se si të recitonin sukseset e Reformës së Check Up-it dhe ato të shkretat nga sikleti e ngatërronin me Keçapin që përdornin në sufllaqe.

I njëjti që tani e tutje do të mbetet hip-popisti i një hiti të ri që do të jetë trendi i naçuve në regjistrimet e tyre të radhës muzikore që do të titullohet “Suksese në Jetë”. Pra tani nuk kemi ç’flasim më për suksese në shëndetësi. Suksese në ekonomi apo në shkencë.

Tani do të flasim për një Ministër që të shkarkon nga puna dhe të uron “Suksese në jetë”. Do flasim për një ministër që në fokus ka Partinë dhe jo Shqipërinë. Një ministër që po nuk i shkove në mbledhjen e Partisë të sikteris, degdis, të telendis, dhe është aq njerëzor sa të le edhe pa bukën e fëmisë. Sepse ai është Ministri. Është Padishahu. Është fati yt i mirë por edhe i zi. Si në fatin e Çlirimit. Që e ç’liroi nga detyra me një telefonatë.

Po sa Beqaj ja kanë zënë frymën këtij vendi me paudhësitë e tyre por i kanë shpëtuar dënimit publik për shkak të mungesës së kurajos publike për ta denoncuar. Mund të jenë shumë.

E pra ja ku sot e kemi një Ministër të kapur me presh në duar. Sigurisht ai sillet kështu sepse sistemi ka edhe Çlirima që janë të përlyer. Që kanë ardhur në krye të detyrës sepse ka dashur Ministri Padishah. Por kjo prapë nuk e shpëton Beqajn nga dënimi publik, i një sistemi që vjen era kalbësirë kudo.

I një sistemi që emëron në krye të mjekësisë veterinerë me teserë partie, në krye të kontrollit të ushqimit gjeneralë të dalë në pension, e gjithë çfarë turlish të papunësh që me ardhjen në pushtet të partisë vendosen në krye të drejtorive që as ua kanë haberin se nga lidhet gomari.

Jo më larg se dy netë parë, ndërsa emisioni “Stop” transmetonte audiopërgjimin e Ministrit Beqaj, për turp të asaj ku jemi katandisur po shikoja në Facebook një luftë të hapur midis mjekësh të cilët etiketonin drejtorin e një reparti në QSUT si të paaftë dhe që s’kishte lidhje me punën që bënte. Pra vetë këta mjekë të njohur sulmonin një drejtor që për ta nuk ishte mjek dhe kishte përfunduar studimet në një shkollë të lartë që u mbyll se u shiste diploma djalit të një ekstremisti në Itali. Hajt pra “Suksese në Jetë”. Kur dikush të më thotë jam sëmurë e vetmja gjë që më mbetet ti them në vend të urimit të zakonshëm për shërim sa më të shpejtë, është; “Suksese në jetë”. Sepse Ministri na ka lënë shëndenë. “Suksese në Jetë” sepse për ty nuk ka më kush kujdeset. “Suksese në Jetë” sepse ty të kanë lënë vetëm në këtë jetë./ Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Dhuna në kopështin Diren/ “E penduara” Shabani: Nuk më shkonte ai gjest

Dhuna në kopësht/ Prokuroria: 4 vite burg Anjeza Shabanit

Përse i duhet protagonzimi Greqisë?  

Përse i duhet protagonzimi Greqisë?  

Foto-galeri/ Studentja i hedh salcë ministres, plas humori në rrjete sociale

Foto-galeri/ Studentja i hedh salcë ministres, plas humori në rrjete sociale
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}