Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka ndërmend të shfrytëzojë të drejtën e vetos ndaj Suedisë, për të përfituar sa më shumë lëshime që të mundet nga aleatët.
Në një deklaratë të fundit e kushtëzoi heqjen e bllokadës ndaj Suedisë në këmbim të antarësimit të Turqisë në BE.
“Do të zhvilloj një takim trepalësh me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, dhe kryeministrin suedez. Anëtarësimi i Suedisë në aleancë varet nga përmbushja e çështjeve të ngritura në memorandumin trepalësh. Nëse i hapni rrugën anëtarësimit të Turqisë në BE, atëherë ne, ashtu siç bëmë edhe me Finlandën do t’i hapim rrugën edhe Suedisë. Ja thashë këtë presidentit Biden mbrëmjen e kaluar dhe do ta theksoj sërish gjatë samitit në Vilnius. Sakaq, muajin e ardhshëm presim edhe një vizitë të presidentit Putin. Nëse vizita do të zhvillohet në Turqi, ne do të diskutojmë edhe çështjen e marrëveshjes së grurit, në takimet dypalëshe”, tha Erdogan.