Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suedia kritikon bllokimin prej Turqisë të anëtarësimit të saj në NATO

2023/01/10 at 11:49 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Suedia kritikon bllokimin prej Turqisë të anëtarësimit të saj në NATO

Kryeministri i Suedisë Kristersson flet për pengesat e Ankarasë drejt anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ndërsa Anakaraja nuk nxitohet shumë në këtë proces. Suedia dhe Finlanda duan anëtarësimin.

Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rusia mund të sulmojë edhe vende të tjera fqinje, Suedia ushtarakisht neutrale ka paraqitur një kërkesë të përbashkët për anëtarësim në NATO me Finlandën. Kërkesa është paraqitur në maj të vitit 2022 dhe prej atëherë, ky vend po përpiqet të zbusë bllokadën e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Sipas kryeministrit suedez Ulf Kristersson, Ankaraja ka bërë disa kërkesa të cilat janë duke penguar anëtarësimin e shpejtë të Suedisë në NATO. “Turqia ka konfirmuar se ne kemi bërë atë që i kemi premtuar”, tha Kristersson në një konferencë të sigurisë dhe mbrojtjes në Sälen, në Suedinë perëndimore, të dielën. “Por ata gjithashtu thonë se kanë kërkesa që ne nuk mund dhe nuk duam t’i përmbushim. Dhe tani vendimi i takon.

Turqisë.” Ai mbetet i bindur se Turqia do të pranojë pranimin e Suedisë. “Por ne thjesht nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo.”

Turqia si anëtare e NATO-s po bllokon pranimin e vendeve nordike në këtë aleancë, duke përmendur ndër të tjera edhe mbështetjen e supozuar të Suedisë për “organizatat terroriste”, si Partia e ndaluar Punëtore Kurde (PKK). Vendi kishte bërë një sërë kërkesash si kusht për ratifikimin e të ashtuquajturave protokolle të anëtarësimit. Ndër të tjera, Turqia kërkon një luftë më të fortë kundër “terrorizmit” dhe ekstradimin e dhjetëra personave. Pak para Krishtlindjeve, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se zbatimi i marrëveshjeve “nuk është madje as në gjysmë të rrugës”.

Stoltenberg pret anëtarësimin gjatë vitit 2023

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh optimist në margjinat e konferencës së sigurisë në Suedi. Ai pret që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen NATO-s në vitin 2023. Të dy vendet janë “përkushtuar qartë për bashkëpunim afatgjatë me Turqinë”, tha Stoltenberg. Prandaj, “tash ka ardhur koha të përfundojmë procesin e anëtarësimit dhe të ratifikojmë protokolin e anëtarësimit”.

I pyetur për një datë të mundshme pranimi, ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto tha në takim se vendi i tij do të donte të anëtarësohej në të njëjtën kohë me Suedinë. Finlanda “nuk është duke u ngutur”. Ajo do të presë derisa edhe Suedia të marrë dritën jeshile për anëtarësim të përbashkët në NATO./DW

Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës

11 Korrik, 2025 10:01 am
“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…
Aktualitet

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…

11 Korrik, 2025 9:53 am
U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës
Aktualitet

U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

11 Korrik, 2025 9:39 am
Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria- Nisma e amerikanit
Aktualitet

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria-Nisma e amerikanit..

11 Korrik, 2025 9:30 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

15 ditë nga afati i Kushtetueses/ Sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

11 Korrik, 2025 9:20 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

11 Korrik, 2025 9:18 am
“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
Aktualitet

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

11 Korrik, 2025 9:00 am
Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rajoni

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 Korrik, 2025 8:43 am
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
Aktualitet

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

11 Korrik, 2025 8:38 am
Para
Goditet grupi kriminal/U kapën teksa po i merrnin 13 mijë € një biznesi, 3 të arrestuar

Goditet grupi kriminal/U kapën teksa po i merrnin 13 mijë € një biznesi, 3 të arrestuar

Vajza e Alda Klosit konstatoi e para vjedhjen në shtëpi, zbardhet dëshmia e saj

Dokumente/ Sipërfaqe toke dhe 5 apartamente, zbulohet pasuria e Alda Klosit

Përkeqësohet gjendja e motit, pezullohen lundrimet drejt Italisë

Përkeqësohet gjendja e motit, pezullohen lundrimet drejt Italisë

TE FUNDIT

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama mbledh sot, 11 korrik, në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit. Kujtojmë se takimi i Ramës...

Lexo më shumë

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…
11 Korrik, 2025

Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, në kuadër...

Lexo më shumë

U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës
11 Korrik, 2025

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së, është paraqitur mëngjesin e sotëm te Shërbimi i Provës, në kuadër të lirimit të tij...

Lexo më shumë

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria-Nisma e amerikanit..

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria- Nisma e amerikanit
11 Korrik, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Korrik 2025 Gazeta javore amerikane “Leslie’s” ka botuar, me 2 nëntor 1916, në faqen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com