Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suedia dhe Irani shkëmbejnë të burgosur

2024/06/16 at 1:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Suedia dhe Irani shkëmbejnë të burgosur

Zyrtarët thanë të shtunën se Suedia dhe Irani shkëmbyen disa të burgosur. Suedia liroi një ish-zyrtar iranian të dënuar për rolin në një ekzekutim masiv në vitet 1980, ndërsa Irani liroi dy suedezë që mbaheshin atje.


Shkëmbimi i të burgosurve u ndërmjetësua nga Omani, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme të këtij vendi. “Përpjekjet e Omanit bënë që të dyja palët të pajtoheshin për një shkëmbim të ndërsjellë, pasi të liruarit u transferuan nga Teherani dhe Stokholmi”, thuhet në deklaratë.

Suedia liroi ish-zyrtarin iranian Hamid Noury, i cili ishte dënuar për rolin në një ekzekutim masiv të të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988. Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane, IRNA, publikoi pamjet e mbërritjes së iranianit Noury në aeroportin Mehrabad të Teheranit, ku ai u prit nga familja e tij në një tapet të kuq.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha në një deklaratë se shtetasit suedezë Johan Floderus dhe Saeed Azizi, të cilët ishin ndaluar në Iran, ishin në një aeroplan drejt Suedisë.

“Irani i përdori të dy ata në një lojë negociatash cinike me qëllim që të siguronte lirimin nga burgu suedez të shtetasit iranian Hamid Noury. Ai është dënuar për krime të rënda të kryera në Iran në vitet 1980”, tha zoti Kristersson.

“Si kryeministër kam një përgjegjësi të veçantë për sigurinë e qytetarëve suedezë. Prandaj qeveria ka punuar intensivisht për këtë çështje, së bashku me shërbimet suedeze të sigurisë që kanë negociuar me Iranin”.

Hamid Noury, 63 vjeç, u arrestua në një aeroport të Stokholmit në vitin 2019 dhe më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte, për ekzekutimin masiv dhe torturimin e të burgosurve politikë në burgun Gohardasht në Karaj të Iranit, në vitin 1988. Ai i ka mohuar akuzat.

Hamid Noury u tha gazetarëve se rasti i tij kishte qenë i ndërlikuar dhe i ndjeshëm. “Ata thanë se as Zoti nuk mund ta lirojë Hamid Noury-n, por ai e bëri këtë”, tha ai për gazetarët pas mbërritjes në Iran.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, një koalicion grupesh që kundërshtojnë qeverinë e Republikës Islamike të Iranit, tha se duket se Suedia është dorëzuar përpara taktikave të shantazhit dhe marrjes së pengjeve, një veprim që do të inkurajonte Teheranin.

Avokati Kenneth Lewis, i cili përfaqësonte disa paditës në çështjen e zotit Noury në Suedi, tha se klientët e tij nuk ishin konsultuar dhe ishin “tmerruar” nga lirimi i tij.

“Kjo është një fyerje për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto gjyqe”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Johan Floderus, punonjës i Bashkimit Evropian, u arrestua në Iran në vitin 2022 nën akuzat për spiunazh për Izraelin dhe “korrupsion në Tokë”, një krim që dënohet me vdekje.

Saeed Azizi, me shtetësi suedeze dhe iraniane, u arrestua në Iran në nëntor të vitit 2023, në atë që Suedia e quajti “shkak të gabuar”.

Ahmadreza Djalali, me shtetësi suedeze dhe iraniane, u arrestua në vitin 2016 dhe mbetet në një burg iranian. Mjek i urgjencës, Djalali, u arrestua në vitin 2016 ndërsa po zhvillonte një vizitë akademike në Iran./VOA



Ju sugjerojmë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Para
Financial Times: Vuçiç do t’i japë dritën jeshile ndërtimit të minierës së litiumit, më të madhes në Evropë

Financial Times: Vuçiç do t’i japë dritën jeshile ndërtimit të minierës së litiumit, më të madhes në Evropë

Doli në rrugë me hanxhar dhe kërcënoi policinë, plagoset një person në Hamburg

Doli në rrugë me hanxhar dhe kërcënoi policinë, plagoset një person në Hamburg

Aksident në Greqi/ Automjeti përplaset me autobusin, humbin jetën katër të rinj, mes tyre një shqiptarë

Aksident në Greqi/ Automjeti përplaset me autobusin, humbin jetën katër të rinj, mes tyre një shqiptarë
















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}