Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit situata është tensionuar këtë mesditë, 30 gusht, për shkak të motit të keq që ka përfshirë Tiranën me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.
Për gati 15-20 minuta raportohet se ka pasur vonesë në uljen e avionëve, ndërsa aktualisht mësohet se shtatë avionë janë ulur njëri pas tjetrit.
Sipas informacioneve më të fundit, prioritet po u jepet avionëve që ndodhen në ajër, për të garantuar uljen e tyre të sigurt. Ndërkohë, pritet që brenda pak minutash të nisin normalisht edhe fluturimet e planifikuara nga Rinasi./tvklan.al

















