Një stuhi ngricash ka përfshirë Europën Perëndimore, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë shtëpi, rënie pemësh dhe ndërprerje të disa linjave hekurudhore.
Në Francë, ndërprerja e energjisë ka lënë pa energji më shumë se 237,000 shtëpi . Stuhitë kanë përfshirë edhe Normanidinë dhe rajonin në veri të Parisit.
N bregdetin e Dieppe, era arriti shpejtësinë 146km/h (90.5mph).
Stuhia, e mbiquajtur “Egon”, më vonë goditi Gjermaninë, kryesisht Rhineland-Palatinate dhe Bavarinë veriore. Ndërprerjet e energjisë dhe të trafikut janë zgjeruar më tej.
Ekipet e Emergjencës ishin në gatishmëri gjatë natës në Francë dhe në Gjermani.
Një grua vdiq në Saint-Jeannet, juglindje e Francës, kur një pemë u rrëzua dhe e zuri poshtë. Ajo po dërgonte fëmijët në shkollë- raporton “Le Parisien website” në gjuhën frënge.