Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që lahen shpejt janë më të lumtur dhe më pak të vetmuar. Sipas studimeve, këta njerëz nuk e përdorin dushin si një vend ku të kritikojnë veten, të thurin plane apo të imagjinojnë një të ardhme më të mirë. Psikologu John Bargh mendon se sa më e gjatë të jetë koha që qëndroni në dush, aq më të palumtur dhe të vetmuar jeni. Ai e lidh këtë fenomen mes ngrohtësisë fizike dhe shpirtërore.