Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi: Shqetësues largimi i trurit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

2024/09/17 at 7:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Studimi: Shqetësues largimi i trurit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Një studim krahasues mbi diasporat shkencore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zbuloi një ikje në shkallë të madhe e shqetësuese të trurit nga këto vende. Autorët e studimit pohuan për Zërin e Amerikës se kjo dukuri është më shumë e përhapur në Shqipëri dhe Kosovë, e më pak në Maqedoninë e Veriut. Shkaqet e moskthimit për shumicën e të anketuarve janë karriera dhe jetesa më e mirë jashtë vendit, ndërsa si parakushte për t’u kthyer ata renditin uljen e korrupsionit, qëndrueshmërinë ekonomike e politike, si dhe investimet dhe reformat në arsim.


Largimin e të arsimuarve në nivele të larta akademike ose ikjen e trurit autorët në këtë studim e quajnë diaspora shkencore.

Ata anketuan online dhe intervistuan drejtpërdrejt afro 1 mijë e 100 doktorë dhe studentë doktorature nga Shqipëria, 427 nga Kosova dhe 72 nga Maqedonia e Veriut. Kosovës i përkasin moshat më të reja të shkencëtarëve të intervistuar, në raport me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bashkautori i studimit, Russell King, nga Universiteti i Sussexit në Mbretërinë e Bashkuar, tha për Zërin e Amerikës se ikja e studiuesve është më e madhe nga Shqipëria e Kosova e më pak Maqedonia, ndërsa kthimi pas studimeve jashtë është i dobët në Shqipëri, por disi më i fortë në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.

“Gjetëm një ikje të konsiderueshme të trurit veçanërisht nga Shqipëria dhe nga Kosova, e ndoshta më pak nga Maqedonia e Veriut. Kjo duket tek numri i madh i njerëzve që punojnë dhe studiojnë jashtë si dhe niveli i ulët i njerëzve që kanë synimin që të kthehen. Shumica e diasporës shkencore të Shqipërisë sidomos nuk dëshirojnë që të kthehen, janë akademikë, shkencëtarë, që punojnë jashtë në institucione akademike dhe kompani private në nivele të larta, janë të integruar mirë atje dhe synimi për t’u kthyer është mjaft i ulët”, thotë bashkautori i studimit Russell King.

Shumica e të anketurave shprehen të pavendosur për t’u kthehen në atdhe, ndërsa ata që kanë vendosur të mos kthehen i përkasin më së shumti Shqipërisë. Studimi vëren se studiuesit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut shprehin më shumë dëshirë për t’u kthyer në atdhe dhe kanë besim më të madh tek qeveria dhe tek kthimi i tyre i ardhshëm.

“Ajo që bie në sy nga studimi i diasporës shkencore shqiptare, dëshira për t’u kthyer është më e madhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, rreth 36 për qind, por shumë pak në Shqipëri rreth 17 për qind. Megjithatë diaspora shkencore shqiptare dëshiron të bashkëpunojë në masën mbi 90 për qind me institucionet kudo që janë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut”, thotë për Zërin e Amerikës, Ilir Gëdeshi, bashkautor i studimit, drejtues i Qendrës për Studime Ekonomike e Sociale.

Të dhënat e studimit u publikuan sot gjatë një konference në Tiranë, e mbështetur nga CEI Central European Inititive.

Ndër arsyet për t’u kthyer të anketuarit renditin këmbënguljen e prindërve dhe familjes që ata të kthehen, mundësitë e kufizuara për karrierë shkencore dhe treg i vështirë pune në vendin pritës. Nga ana tjetër, në studim të anketuarit e doktoraturës renditin edhe parakushtet që, sipas tyre, duhet të ekzistojnë në vendin e tyre që ta mendojnë kthimin.

Në krye të këtyre parakushteve për t’u kthyer në atdhe të anketuarit renditin reduktimin e nivelit të korrupsionit, qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike, paga më të mira, investimet në arsim dhe kërkime shkencore, reformimin e universiteteve dhe instituteve kërkimore, një siguri më të lartë sociale, forcimin e rendit publik, dhe përmirësimin mjedisor dhe infrastrukturor.

“Shumë prej të intervistuarve thanë se nuk shohin të ardhme në Shqipëri për këtë kohë, sepse shumë gjëra atje duhen ndryshuar, dhe ata renditin reformimin e universiteteve, më shumë paga dhe kushte pune, si dhe janë kritikë ndaj korrupsionit të përhapur shumë në shoqërinë shqiptare në gjithë nivelet”, tha zoti King.

Studiues me origjinë nga Shqipëria u intervistuan mes të tjerëve 873 doktorë dhe 102 studentë doktorature, nga të cilët afro 2 të tretat janë gra dhe një e treta burra. Mes të anketuarve me origjinë nga Kosova janë 290 doktorë dhe 120 studentë doktorature, të ndarë thuajse barazim nga ana gjinore. Ndërsa mes të intervistuarve me origjinë nga Maqedonia e Veriut janë 63 doktorë dhe 9 studentë doktorature, gati të barabartë nga numrat gjinorë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve nga të tre vendet studiojnë në shkenca natyrore, ekonomi, sociologji, mjekësi, inxhineri dhe informatikë.

Si arsye kryesore për emigrimin ata renditin studimet doktorale, të nxitura prej bursave nga institucionet pritëse në SHBA dhe Evropën Perëndimore. Po ashtu shkak janë arsyet ekonomike, mundësitë e pakta për kërkime shkencore në vendet e tyre.

Pjesa më e madhe e të anketuarve janë të punësuar në universitete dhe institucione shkencore, në firma private, institucione publike dhe vetëpunësim.

“Ata shohin një seri pengesash në Shqipëri, ndaj niveli i atyre që dëshirojnë që të kthehen është më i vogël, por ato dëshirojnë që të bashkëpunojnë me institucionet, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndaj duhen bërë përpjekje si të ulen pengesat nga ana e institucioneve, sepse diaspora shkencore dëshiron që të bashkëpunojë. Duhet të kemi parasysh që mbi 60 për qind e diasporës shqiptare punojnë në universitete dhe institucione shkencore të vendeve më të zhvilluara të perëndimit. Është krijuar një pasuri njerëzore nga këto 3 vende e gatshme të kontribuojë për vendin e origjinës”, tha zoti Gëdeshi.

Studimi vëren se sa u përket studiuesve nga Shqipëria, pas largimit drejt një destinacioni të parë studimesh si Italia, Greqia, Turqia e Bullgaria, një pjesë jo e vogël e tyre lëvizin përsëri drejt SHBA-ve, kandasë, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe.

Ndërsa studiuesit nga Kosova lëvizin në një fazë të dytë nga Turqia, Franca, Italia e Sllovenia drejt Zvicrës, Austrisë dhe Britanisë së Madhe.

Studiuesit nga Maqedonia e Veriut lëvizin prej Italisë, Turqisë dhe SHBA-ve si destinacion i parë, më vonë drejt Zvicrës dhe Gjermanisë.

Megjithatë pjesa dërrmuese shprehën gatishmërinë që ta bashkëpunojnë me institucionet shkencore të vendeve të tyre me projekte të përbashkëta kërkimore, leksione, konsultime konsultime për qeverinë dhe sektorin privat, pjesëmarrje në konferenca, mbështetje për studentët e rinj.

Ashtu si pjesa më e madhe e Ballkanit perëndimor, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dekadat e fundit disa nga normat më të larta të emigrimit në Evropë, ndërsa edhe emigrimi i mundshëm, pra përqindja e popullsisë që mendon të migrojë, është gjithashtu e lartë dhe në rritje, kryesisht në rradhët e të rinjve, të rriturve dhe ata me arsim të lartë. Shqipëria sidomos dallohet për emigrimin e personave me arsim të lartë, të cilët, sipas statistikave, përbëjnë rreth 40 për qind të emigrantëve./VOA



Ju sugjerojmë

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Para
“Rruga e Arbrit” përfundon pranverën e ardhshme

“Rruga e Arbrit” përfundon pranverën e ardhshme

Përplasen dy motorçikleta në aksin Lezhë-Vau i Dejës, plagosen 3 persona

Dibër/ Përplasi me automjet një të mitur, policia arreston 16-vjeçarin

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë
















TE FUNDIT

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
8 Qershor, 2025

Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Angeles-it, është përballur me kritika të ashpra nga republikanët dhe Presidenti Donald Trump...

Lexo më shumë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com