Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

2025/12/04 at 4:06 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

Rezultatet e një studimi konfirmojnë se kalimi i tepërt i kohës në mediat sociale është i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor, por një detoksifikim social njëjavor është i mjaftueshëm për t’u ndjerë më mirë.

Në vitet e fundit, studime të shumta kanë shqyrtuar lidhjen midis mediave sociale dhe shëndetit mendor, duke arritur pothuajse gjithmonë në të njëjtat përfundime, se zvogëlimi i kohës që kalojmë në Instagram dhe TikTok mund të jetë vetëm i dobishëm.

Një studim i ri i botuar në “JAMA Network Open” ka arritur në të njëjtat përfundime, duke gjetur një zvogëlim të simptomave që lidhen me pagjumësinë, ankthin dhe depresionin tek të rinjtë që zvogëluan kohën e kaluar në mediat sociale për një javë.

Në studim morën pjesë 295 vullnetarë të moshës 18 deri në 24 vjeç. Për të shmangur paragjykimet në rezultate, sikurse studimet e mëparshme të bazuara në të dhëna të vetëraportuara, autorët vendosën të përdorin një metodë të quajtur fenotipizim digjital. Pjesëmarrësit gjurmuan në mënyrë pasive kohën e përdorimit të aplikacioneve përmes telefonave të tyre dhe ua raportuan rezultatet studiuesve. Pas dy javësh mbledhjeje të të dhënave, të rinjtë zvogëluan kohën e kaluar në mediat sociale për një javë: 6.2% bënë një detoksifikim total, duke mos përdorur asnjë aplikacion të mediave sociale, ndërsa përdorimi i tyre mesatar u ul nga pothuajse dy orë në gjysmë ore në ditë.

Gjatë studimit tre-javor, pjesëmarrësit monitoruan shëndetin e tyre mendor përmes vlerësimeve të shkurtra ditore në kohë reale. Detoksifikimi social njëjavor rezultoi në një ulje mesatare të simptomave të ankthit me 16.1%, depresionit me 24.8% dhe pagjumësisë me 14.5% . Ata që ishin më të varur nga aplikacionet e mediave sociale përfituan më shumë dhe shëndeti i tyre mendor u përmirësua edhe më shumë pas detoksifikimit njëjavor. Sipas autorëve, përfitimet nuk janë aq shumë për shkak të uljes së kohës para ekranit, por më tepër për shkak të uljes së inputeve negative që rrjedhin nga mediat sociale, si krahasimet sociale me të tjerët (që duken më të pasur, më të bukur ose më inteligjentë) dhe përdorimi kompulsiv.

Edhe pse studimi ka disa kufizime, siç është fakti që pjesëmarrësit u rekrutuan vullnetarisht (dhe për këtë arsye ka të ngjarë të ishin të vetëdijshëm për rezultatet e pritura) dhe se ata nuk u ndoqën për një kohë të gjatë ose nuk përfshinin një grup kontrolli, rezultatet konfirmojnë dëmet që lidhen me abuzimin në mediat sociale.

Ju sugjerojmë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Aktualitet

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

24 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Para
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

Opinion/ Taulant Balla për PS – 3 Dhjetor 2025

Opinion/ Taulant Balla për PS – 3 Dhjetor 2025

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit

Putin: Do të marrim kontrollin e Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

TE FUNDIT

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
24 Dhjetor, 2025

Papa Leoni XIV u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të paktën në ditën e Krishtlindjes, të respektohet një ditë...

Lexo më shumë

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
24 Dhjetor, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar masat e kufizimit të vizave të vendosura nga SHBA-ja ndaj ish-komisionerit të BE-së, Thierry...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com