-Shëndeti

Studimi/ Në 1 javë virusi humbet virulencën, nuk duhet izolim 2 javor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:40 - 21/06/20 |
Al Do

Zbutja e masave bllokuese të pandemisë dhe heqja graduale e tyre është shoqëruar me apele të forta nga autoritetet shëndetësore të cilat paralajmërojnë për një valë të dytë infeksioni nëse qytetarët nuk tregojnë kujdes.

Spanja ishte një nga vendet që u godit më rëndë nga pandemia dhe regjistroi mbi 28 mijë viktima. Kjo bëri që ajo të ishte një nga shtetet ku masat u liruan me një ritëm shumë të ngadaltë. Megjithëse tani nuk raportohen më shifrat e larta të fund marsit dhe fillim prillit, autoritetet i druhen një vale të dytë përhapjeje.

Për këtë arsye së fundmi në Spitalin Gregorio Marañon të Madridit u zhvillua një studim për të parë trendin aktual të pandemisë. Përfundimet janë sa optimiste por edhe paralajmëruese, kryesisht për spitalet.

Në studim u analizuan 8,177 punonjës të spitalit me testin PCR dhe Ellisa që tregon imunitetin e fituar ose jo nga virusi.

Rezultatet theksojnë se spitalet janë vatra infeksioni. Nga i gjithë kampioni i punonjësve të analizuar, 21% e tyre, rreth 1,700, rezultuan pozitivë për Covid-19. Kjo shifër është shqetësuese pasi nëse e krahësojmë me sero-pervalencën e Madridit është 4 herë më e madhe.

Pra nëse në Madrid ekziston një rrezik 5.3% për tu infektuar, ky rrezik katërfishohet në spital. Ky përfundim sjell rrjedhimisht sipas studiuesve edhe një kërkesë të shtuar për respektimin e masave higjenike në spitale.

Nga personat që rezultuan të infektuar, vetëm 50% të tyre kanë pasur shenja klinike. Pra për ta nuk është i nevojshëm thjeshtë izolimi por edhe trajtmi i sëmundjes.

Një tjetër rezultat i studimit është se jo të gjithë që janë shëruar nga Covid-19 fitojnë imunitet. Nga analizat e personelit shëndetësor 86% dolën të imunizuar dhe 14% jo.

Studiuesit argumentojnë se dy përfundimet e mësipërme tregojnë që ende jemi larg imunizimit të ‘tufës’.

Rezultatet e studimit japin gjithashtu shenja shprese. Bazuar në analizat e kryera, shkecnëtarët vunë re se një javë mbas infektimit virusi humbet virulencën. Kjo do të thotë se nuk është më i nevojshëm izolimi për 23 se 14 ditë por një javë është e mjaftueshme në rast se je i infektuar.

Në përfundim, rëndësia e këtij studimi është në faktin se pavarësisht uljes së numrit të të prekurve dhe rritjes së temperaturave, lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me vigjilencë të shtuar kryesisht për ata që punojnë në spitale. Të prekurve nga virusi do t’ju duhet një kohë më e shkurtër izolimi por megjithatë ata nuk janë domosdoshmërisht të mbrojtur nga simptomat e Covid-19. /Opinion.al

Pas