Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimet amerikane e britanike: vaksinat mbrojnë kundër COVID-it afatgjatë

2023/01/22 at 10:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimet amerikane e britanike: vaksinat mbrojnë kundër COVID-it afatgjatë

Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COVID-19 nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, tregojnë se personat që nuk janë vaksinuar, janë në një rrezik më të madh për të patur simptoma të virusit edhe shumë kohë pas infektimit. Njoftimet vijnë ndërsa Kina po i kërkon të gjithë popullatës së saj të moshuar të vaksinohet.


Qysh para fillimit të janarit, Kina ka qenë në garë për të vaksinuar të moshuarit e saj. Ajo iu bashkua vendeve të tjera duke hequr ose lehtësuar rregullat për testimin, karantinën dhe lëvizjen.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi një fushatë më 29 nëntor për të rritur shkallën e vaksinimit tek të moshuarit kinezë, gjë që ekspertët shëndetësorë thonë se është thelbësore për të ndihmuar në shmangien e një krize të kujdesit shëndetësor.

Tani ka dy studime që përforcojnë idenë se njerëzit duhen nxitur të vaksinohen.

Një studim britanik i botuar në revistën Cardiology Research shqyrtoi të dhënat shëndetësore të 160,000 njerëzve gjatë muajit mars dhe nëntor të vitit 2020, periudha përpara se të ishte e disponueshme ndonjë vaksinë COVID-19.

Ata që u prekën nga sëmundja gjatë asaj kohe u zbulua se kishin deri në 81 herë më shumë gjasa të vdisnin brenda tre javëve të para të infektimit.

Por studimi zbuloi gjithashtu se njerëzit kishin më shumë gjasa të vuanin nga sëmundjet e zemrës 22 ditë pas diagnozës dhe kjo mund të vazhdonte deri në 18 muaj.

Studiuesit thonë se janë kujdesur që të përjashtojnë personat që kanë pasur një histori të problemeve me zemrën.

Një studim me 2000 pacientë nga hulumtues amerikanë i lidh njerëzit e pavaksinuar me simptomat për 28 ose më shumë ditë pas infektimit të tyre.

“Është shumë mirë të shohësh këto studime shumë të mëdha që raportojnë një lidhje mes vaksinimit dhe shpeshtësisë së simptomave afatgjata të Covid-it. // Është me të vërtetë e rëndësishme që ne mund ta dimë tani me siguri, e të themi se vaksinimi në të vërtetë zvogëlon shpeshtësinë e simptomave afatgjata, si dhe format më të rënda të sëmundjes që shfaqen herët pas infektimit”, thotë Profesor Peter Openshaw, në Universitetin Imperial College të Londrës.

Studimi amerikan zbuloi se 77 për qind e njerëzve të pavaksinuar në studim kishin shkallë më të lartë të simptomave afatgjata.

Këtu përfshiheshin njerëz që kishin më shumë gjasa të zhvillonin diabet, çështje neurologjike dhe sëmundje të shëndetit mendor, si dhe komplikime të mushkërive.

Profesori Openshaw shpjegon se si virusi mund të krijojë komplikime për pjesë të ndryshme të trupit.

“Unë mendoj se është mjaft e qartë se nëse virusi do të dalë nga mushkëritë në zemër, ai duhet të kalojë përmes qarkullimit të gjakut. Dhe vaksinat janë shumë të mira. Ato nxisin antitrupat në rrjedhën e gjakut. Kështu që unë mendoj se ka një mekanizëm shumë të qartë me anë të të cilit vaksinat parandalojnë komplikimet kardiake”.

Profesori Openshaw thotë se tani ka disa studime që tregojnë se simptomat afatgjata të COVID-it largohen pas një viti./ VOA



Ju sugjerojmë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn
Bota

Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn

30 Nëntor, 2025 4:11 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij
Kronikë

Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij

30 Nëntor, 2025 2:20 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Arrestohet 18-vjeçari me kokainë në Tiranë

30 Nëntor, 2025 2:15 pm
Para
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 23 janar 2023

Reshje të pakta shiu dhe rritje temperaturash, si parashikohet moti për sot

Temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Paga mesatare në rajon po arrin 800-900 euro, rreth 40% më e lartë se në Shqipëri

Paga mesatare në rajon po arrin 800-900 euro, rreth 40% më e lartë se në Shqipëri
















TE FUNDIT

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
30 Nëntor, 2025

Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e...

Lexo më shumë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Nëntor, 2025

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.  Viktima është Edmond Mahalla, i cili...

Lexo më shumë

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
30 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com