-U tha në Opinion

Studime në Amerikë/ Ja cilat janë mundësitë për të rinjtë shqiptarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 16/11/22 |
Opi Nion

20% më shumë studentë të huaj studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit në raport me një vit më parë.

Shifra bëhet e ditur nga zëvendës shefja e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane, Amanda Roberson .

Ndërkohë, krahasuar me numrin e popullatës, të rinjtë shqiptarë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë në rajon.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, zonja Roberson tregon se si të rinjtë shqiptarë mund të informohen për të ndjekur studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përveç universiteteve të shumta, vetë departamenti amerikan ofron çdo vit 60 bursa studimi.

Ajo bën të ditur, se ka nga të gjitha nivelet e studimeve dhe në të gjitha degët. Për t’u informuar, të rinjtë shqiptarë mund t’i drejtohen zyrës së këshillimit “Education USA”, drejtuar nga Aida Hudhri, ose në faqen zyrtare dhe rrjetet sociale të ambasadës.

Intervista e plotë

Çfarë është java ndërkombëtare e edukimit?

Java ndërkombetare e edukimit organizohet në vende të ndryshme të botës, për çdo vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Edukimit me qëllimin për të shpërndarë tek të gjithë studentët në botë informacion, për mundësitë e  shkëlqyera të studimit në SHBA dhe për të  inkurajuar të rinjtë të aplikojnë për studime në shkollat amerikane.

Keni mundësinë të ndani me ne disa shifra të numrit të studentëve të huaj që studiojnë në SHBA?

Mund të bëj publike  disa shifra mjaft inkurajuese. Këtë vit krahasuar me vitin më parë kemi 20% rritje të numrit të studentëve nga Europa që studiojnë në SHBA. Është majft domethënëse që ka kaq shumë studentë europianë në SHBA. Nga Shqipëria është i njëjti numër dhe ne duam ta shpërndajmë informacionin dhe të inkurajojmë shqiptarët të studiojnë në SHBA dhe të shfrytëzojnë mundësitë e bursave të vlefshme për këtë qëllim.

Ju thatë se keni edhe bursa, nëse jam një student që dua të studioj në SHBA cila është rruga që duhet të ndjek për të përfituar nga këto porograme?

Nëse jeni të interesuar të mësoni mbi mundësitë e bursave të ambasadës ne kemi rreth 60 bursa çdo vit, të vlefshme nga departamenti i shtetit dhe çdo vit inkurajojmë studentët shqiptarë të aplikojnë. Ne kemi programe që nga shkolla e mesme, përshembull, tani po presim aplikime për programin “Tech girls”, që është për vajzat e shkollës së mesme që shkojnë dhe mësojnë për teknologjinë dhe kthehen në Shqipëri për të vënë në zbatim dijet e tyre. Kemi një program për studentët që janë në proces diplomimi për një semester jashtë dhe kemi gjithashtu mundësi për programe pas diplomimi që mund të shkojnë e të bëjnë kërkime për një kohë të shkurtër. Pra ka mundësi  të ndryshme, diçka për këdo. I gjithë informacioni është në website-in tonë dhe në rrjetet tona sociale, ku inkurajojmë vërtet qytetarët të aplikojnë.

A keni kontakte me studentët që kanë mbaruar dhe janë kthyer, çfarë opinionesh keni përftuar prej tyre?

Absolutisht ne jemi në kontakt me studentë që kanë studiuar në SHBA dhe janë kthyer në Shqipëri. Ne shohim se me aftësitë dhe dijet që fitojnë në SHBA ata kthehen dhe arrijnë të bëhen drejtues në fushat e tyre. Dhe në fakt në Ambasadë ne punojmë ngushtësisht me shumë prej tyre në shkëmbimin e përvojave që duam të adresojmë . Absolutisht shohim një imapkt të ndjeshëm. Shqiptarët shkojnë në SHBA dhe kthehen duke marrë pozicione drejtuese në Shqipëeri.

Viti pas vitit si ka qenë interesi i të rinjve shqiptarë?

Ka një interes të vazhdueshëm në rritje përgjatë viteve. Ne kemi një qendër të këshillimit të studimeve  në SHBA dhe shohim që shumë të rinj mund të marrin informacion falas . Interesi ëhstë i lartë, por siç thashë më parë ne duam edhe më shumë shqiptarë të shkojnë në SHBA, të njohin mundësitë që u ofrohen atje. Ne kemi një numër të madh dhe të larmishëm të shkollave dhe universiteteve amerikane , shkolla publike, universitete private ka diçka për këdo dhe duam që gjithmonë e më shumë shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Faleminderit për intervistën dhe mundësinë që u jepni të rinjve shqiptarë.

Faleminderit juve për mundësinë që na jepni për ta bërë të ditur këtë informacion dhe inkurajoj çdo student, prind, mësues të vizitojë faqen apo qendrën tonë të këshillimit. Ne jemi këtu për ta , për të ndarë informacione, për të dhënë bursa me qëllimin për të dërguar atje studentët më të mirë.

Pas