Sipas një hulumtimi nga Fondacioni “Walk Free” me qendër në Australi ka publikuar Indeksin e Skllavërisë Globale për vitin 2016. Nga ky Indeks kanë dalë se 45.8 milionë njerëz vazhdojnë të jetojnë në skllavëri
Për përgatitjen e këtij hulumtimi janë zhvilluar më shumë se 42 mijë takime në 167 vende dhe gjithsej në 53 gjuhë.
Sipas këtij hulumtimi, dy të tretat e 45.8 milionë personave që jetojnë në skllavëri, janë të abuzuar seksualisht, martesa të detyruara, trafikim, punë e detyruar, shkruan RT.(express)
Vendi i parë në listë që përmban më shumë skllevër është India me 18.3 milionë persona të detyruar në skllavëri.
Menjëherë pas Indisë vjen Kina me 3.9 milionë persona, Pakistani me 2.1 miliona, Bangladesh me 1.5 milionë, Uzbekistan me 1.2 milionë, Indonezia me 736 mijë persona, Malajzia me 129 mijë persona që mbahen në skllavëri.
Fondacioni “Walk Free” u themelua në vitin 2012 nga miliarderi australian, Andrew Forrest për të tërhequr vëmendjen në skllavërinë moderne dhe trafikimin e qenieve njerëzore.