Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studentja e proceduar nga policia: Nuk jemi të përçarë, jemi më të flaktë

2018/12/12 at 12:07 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Studentja e proceduar nga policia: Nuk jemi të përçarë, jemi më të flaktë

Studentja e mjekësisë Estela Nazarko e cila është njëra prej 25 të proceduarve penal nga Policia për shkak të përfshirjes saj në organizimin e protestave të studentëve tha për Fax News se lajmin e kishte marrë vesh vetëm përmes mediave.

Ajo u shpreh se protestat e studentëve janë shenja revolte, ku të qëllosh me bidona uji nuk është diçka që përbën dhunë ndaj institucioneve, ndërkohë që kjo ndodhi – shpjegon ajo, pikërisht pas orës 16:00 kohë kur mbaroi afati i ultimaatumit.


Ajo shtoi se në kohën kur policia pretendon se ka qenë prezente ajo në fakt nuk kam qenë aty.

“Organizatori i gjithë kësaj është dëshira dhe mendja jonë për t’a bërë arsimin më të mirë. Mendoj se kryeministri duhej t’i kishte plotësuar ato kërkesa, pse e ka kaq të vështirë? Është krijuar përshtypja se jemi përçarë, kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë studentët, kudo që protestojnë janë në rrugë, kjo ka rëndësi, kemi qenë gjithmonë në rrugë por sot jemi më të flaktë,” tha studentja.

Duke folur rreth ballafaqimit të djeshëm të Ramës me studentët në Top Show, studentja tha se ata që ishin dje me kryeministrin nuk e përfaqësojnë atë.

“Unë besoj se ne jemi në rrugë dhe kërkojmë një zgjidhje. Shpresat sot i kam tek populli, më bëhet zemra mal t’i shoh studentët të bashkuar për një kauzë të drejtë dhe për këtë populli duhet t’i mbështesë. Arsimi është zemra e një populli, politikanët, gazetarët, mjekët do të ishin më të mirë në qoftë se arsimi do të ishte më i mirë.

Me këtë rast iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen realisht me ne jo vetëm përmes rrjeteve sociale e komenteve nëpër kafene. Po mundohen të na përçajnë, partitë politike kanë bërë lëvizje duke infiltruar njerëzit e tyre. Por ne i qëndrojmë kauzës së studentit, sepse sot është koha jonë dhe nuk duhet t’ua lëmë partive të majta, të djathta apo të qendrës të përfitojnë nga kjo,” vijoij më tej Nazarko.

Ajo u shpreh gjithashtu se arsyeja që ka qëndruar aq fort është shpresa dhe besimi tek një frymë e pastër.

“Studentët do të presin deri në përmbushjen e kërkesave tona dhe në qoftë se nuk qëndrojmë deri në fund do të jetë një humbje. Por ne nuk do të humbim sepse do të qëndrojmë deri në fund. Mbase jemi lodhur fizikisht por shpirtërisht jemi akoma edhe më të fortë dhe të vendosur”.

Nazarko u shpreh se ka plot 6 vite që nuk e ka dashur këtë sistem arsimor dhe se sot ajo është e vendosur për t’a demostruar këtë pakënaqësi.

Kujtojmë se Estela Nazarko është studentja e cila theu “qëndrimin zyrtar” të protestës përpara pak ditësh, duke ftuar të gjithë shqiptarët në protestë përfshirë edhe ata që protestojnë tek Unaza e Re apo aktorët që protestojnë për mos prishjen eTeatrit.

Ajo e shpjegoj këtë qëndrim duke thënë se, “çfarë mjekësh do të dalin nesër nëse nuk ka arsim të mirë? Çfarë gazetarësh do të raportojnë nesër nëse nuk ka arsim të mirë. Arsimi nuk është vetëm i yni, por i të gjithëve, prandaj i ftojmë të gjithë të në bashkohen”.

Etiketa: procedimprotestestudente


Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

31 Tetor, 2025 3:21 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef

31 Tetor, 2025 3:18 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

31 Tetor, 2025 3:14 pm
Para
“Pse nuk martohesh?” Ja si përgjigjet Rozana Radi

"Pse nuk martohesh?" Ja si përgjigjet Rozana Radi

Rama shkarkon anëtarët e qeverisë nga Bordet e Universiteteve

Rama shkarkon anëtarët e qeverisë nga Bordet e Universiteteve

Dialogu me BE-në, Manastirliu: Gjithëpërfshirje për Romët dhe Egjiptianët

Dialogu me BE-në, Manastirliu: Gjithëpërfshirje për Romët dhe Egjiptianët
















TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com