Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Strasburgu i “mbyll” derën 36 të shkarkuarve nga KPA me anëtar Luan Dacin

2020/12/01 at 1:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Strasburgu i “mbyll” derën 36 të shkarkuarve nga KPA me anëtar Luan Dacin

Gjykata e Posçame Anti-korrupsion dënoi me 6 muaj burg për ish-gjyqtarin Luan Daci, i cili u gjet fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Dënimi për Dacin do të konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Dënimi i Dacit, i cili më parë ka patur detyrën anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, u prit me shumë interes nga 38 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë vetuar nga trupa e KPA-së ku bënte pjesë edhe ish-gjyqtari, ku 36 prej tyre janë shkarkuar nga detyra.

Interesi lidhej me faktin se në hapat e mëtejshëm të apelimit të vendimit të KPA-së me pjestar Dacin, gjyqtarët dhe prokurorët e larguar nga sistemi i Drejtësisë të mund të pretendonin faktin se shkarkimi i tyre ishte konfirmuar nga një trupë apeli me anëtarë të emëruar në mënyrë të parregullt në detyrë.

Mirëpo, një vendim i sotëm i Gjykatës së Strasburgut ua djeg këto shpresa 36 të shkarkuarve nga sistemi i Drejtësisë me vendim të Vendimi i sotëm i Strasburgut, i cili mund të përdoret edhe si precedent për Shqipërinë, nuk detyron shtetet që të rishikojnë vendimet e dhëna nga trupa gjykuese, të cilat janë ngritur në mënyrë të paligjshme.

Sipas gjykatës, precedenti do të mund të përdoret nga ky vendim e më tej duke përjashtuar atë se çfarë ka ndodhur para 1 dhjetorit Rrjedhimisht, nëse 36 të shkarkuarit nga sistemi i Drejtësisë do të pretendojnë për të shkuar më tej me ankesën e tyre se janë shkarkuar nga një trupe e ngritur në mënyrë të paligjshme, do të përballen me këtë precedent të gjykatës së Strasburgut.

Çfarë ka ndodhur?

Vendimi i sotëm i Strasburgut lidhet me një ngjarje të vitit 2017 në Islandë, ku një 34 vjeçar, i quajtur Guðmundur Andri Ástráðsson u dënua nga gjykata lokale me akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit pasi u kap duke lëvizur me patentë të parinovuar si edhe nën efektin e drogës.

Disa muaj më vonë, 34-vjeçari e apeloi vendimin, por sërish gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e asaj të shkallës së parë. Por, këtu fillon gjithçka, e cila bëri që çështja të shkojë deri në Strasburg.

I riu ankohet në Gjykatën Supreme me argumentin se njëra prej anëtarëve të trupit gjykues ishte zgjedhur në detyrë në mënyrë të paligjshme, rrjedhimisht sipas tij, ky vendim duhej zhbërë.

Në vitin 2017, Islanda kaloi nëpër një proces të riorganizimit të Sistemit të Drejtësisë, të ngjashmë me procesin e Vettingut në Shqipëri.

Sipas rregullave, për përcaktimin e trupës së Gjykatës së Apelit, ministrja e Drejtësisë duhej të merrte parasysh një listë prej 11 kandidatësh të miratuar nga Komisioni i Vlerësimit.

Por, në vendimin e saj, ministrja nuk u mjaftua me 11 kandidatët e miratuar prej Komisionit të Vlerësimit, por shtoi edhe 4 emra të tjerë. Mes gjyqtarëve të shtuar në listë ishte edhe gjyqtarja A.E. Kjo e fundit ishte vlerësuar në listën e poshtme nga Komisioni, megjithatë ministrja nuk e mori parasysh këtë vendim duke e emëruar atë në Gjykatën e Apelit.

Pikërisht ky fakt ishte argumenti i 34-vjeçarit për të zhbërë vendimin e Apelit në Islandë. Gjykata e vlerësoi të drejtë ankesën e tij duke dhënë një vendim të favor, i cili do të vlejë për rastet e mëpasshme duke filluar nga sot.

Por, ndërkohë që i riu nga Islanda e mori të drejtën e tij, ky vendim i Gjykatës së Strasburgut duket se i ka mbyllur rrugën 36 gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, të cilët shpresonin që të riktheheshin në detyrë nga rrëzimi i Luan Dacit. / ABC News

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
COVID/Rama intervistë për “Forbes”:I kemi ndihmuar financiarisht qytetarët

COVID/Rama intervistë për "Forbes":I kemi ndihmuar financiarisht qytetarët

Bota shënon Ditën e AIDS-it, në kohën e pandemisë COVID-19

Bota shënon Ditën e AIDS-it, në kohën e pandemisë COVID-19

Zgjedhjet e 25 prillit, publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore

Zgjedhjet e 25 prillit, publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com