Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 01/12/20 |
Opi Nion

Ministria e Brendshme ka publikuar këtë të martë ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Tashmë zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e tretë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ekstrakti i parë i listave zgjedhore u publikua në 5 Tetor 2020, ndërsa ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020.

Ky ekstrakt, si edhe dy të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Duke nisur nga data 4 Dhjetor 2020, Gjendja Civile do të nisë verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve. Gjithashtu çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania. /Opinion.al

Pas