Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

STOP/ Fabrika “vrasëse” e çimentos në Fushë-Krujë

2016/12/28 at 8:47 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
STOP/ Fabrika “vrasëse” e çimentos në Fushë-Krujë

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin Klan sjell pamjet dhe shqetësimet e banorëve të Fushë Krujës sa i përket ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në këtë zonë. Ata thonë, se e kanë ngritur zërin disa herë, por fjala e tyre ka rënë në vesh të shurdhët. Në fakt pamjet që vijnë nga zona nuk kanë nevojë për shumë koment, pasi çdo gjë është e pluhurosur nga tymi që lëshon fabrika. Bimësia është tepër e varfër dhe e ndotur, duke sjellë pasoja në shëndetin e banorëve.

“Unë shtëpinë e kam shumë afër fabrikës së çimentos dhe çdo javë ne po shkojmë nëpër spitale nga ndotja që krijon kjo fabrikë, – shprehet një banor i zonës.

Një tjetër banor ngre shqetësimin se: “Ka një zhurmë shumë të madhe gjatë natës, por edhe pluhuri më i madh ndodh në orët e mbrëmjes. Mushkëritë tona janë copëtuar. Nuk po qajmë hallin e mushërive tona, port ë fëmijëve dhe pleqve.”

“Fëmijët javë për javë shkojnë në spitale, ndërsa mosha e tretë ka pengesa në frymëmarrje. Të gjitha këto vijnë nga ndotja. I bëjmë thirrje shtetit të marrë masa për këtë fabrikë”, – ankohet një tjetër qytetar.

“Unë banoj 300 metra larg fabrikës së çimentos. Unë dua të jetoj si një qytetar i lirë dhe pa ndotje. Është një situatë alarmante ku fëmijët po vuajnë çdo ditë, por edhe ne e ndjejmë. Nuk tolerohet kjo situatë me pluhur dhe ndotje të paparë. Nuk mund të marrësh një frut për të ngrënë se është i gjithi me pluhur çimentoje.”

Këtu nuk mund të jetojmë shprehet Rajmonda, banore e kësaj zone. Ajo thotë se shumë sëmundje po i prekin dita ditës si alergji, probleme me frymëmarrjen etj. “ Të bëhet diçka për fëmijët tanë se kështu nuk mund të jetojmë.”

Emisioni “STOP” solli pamjet ku edhe bimësia e kësaj zone, pra flora është e mbuluar nga emetimi i gazrave të fabrikës së çimentos. Gjithçka në këtë zonë ka marrë ngjyrën gri duke filluar që nga bimësia, frutikultura, agrumet, por edhe shtëpitë që ndodhen pranë fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Përfaqësues të Bashkisë thonë, se e kanë referuar shqetësimin në Agjensinë Rajonale të Mjedisit në qarkun e Durrësit dhe Ministrinë e Mjedisit, por zgjidhje nuk ka.

“Çfarë masash keni marrë sa i përket ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në Fushë Krujë?

Ne si Bashki kemi marrë masa për adresimin e problemit në instancat përkatëse që është konkretisht Ministria e Mjedisit bashkë me ARM – në qarku Durrës. Ato bëjnë monitorim periodik faktikisht, por përmirësim nuk ka. Bashkia nuk i ka kapacitetet e duhura që të bëhët një monitorim profesional i problemit.

Ju mungojnë teknikat për ta realizuar këtë?

Teknikat, por edhe kompetencat në një farë mënyre. Nëpërmjet taksave lokale ne i kemi taksuar maksimalisht.

Sa është rritur taksimi ndaj këtij subjekti?

Ka një rritje prej rreth 30 % të taksimit për arsyen e vetme që këto taksa të kanalizohen në buxhetin e ardhshëm. Ne do të kontraktojmë një shoqëri që është e specializuar për monitorimin e saktë dhe shkencor të ndotjes, që shkaktojnë këto fabrika.”/ tvklan.al

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Tragjedi në Tepelenë/ Nëna dhe foshnja 6 muajshe digjen brenda në banesë

Një lokal merr flakë në kryeqytet, evakuohen banorët e pallatit

Veshjet intime, arma më e fortë e një femre

Veshjet intime, arma më e fortë e një femre

Flet bashkëshorti i viktimës: Ja si burri i nënës më përdhunoi gruan

Flet bashkëshorti i viktimës: Ja si burri i nënës më përdhunoi gruan

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com