Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stop/ E sëmurë dhe e pastrehë, apeli i nënës së 3 fëmijëve

2019/10/25 at 9:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Stop/ E sëmurë dhe e pastrehë, apeli i nënës së 3 fëmijëve

Lavdije Mala është 37 vjeçe, e martuar me 3 fëmijë. Ajo është e sëmurë dhe trajtohet me rreze. Lavdija tregon se ka jetuar në Patos, por u detyrua ta lerë vendin e shtëpinë, ku i humbi jetën një foshnje, për shkak të problemeve të frymëmarrjes e lagështirës.


Sot Lavdija ka vetëm një amanet: të jetojë aq sa të rrisë djalin e vogël dhe të jetë e qetë, që fëmijët e saj kanë një çati mbi kokë. Shpesh Lavdijen e ndihmojnë fqinjët me ushqime e veshmbathje.

Fondacioni Shqiptarët për Shqiptarët bën thirrje për të ndihmuar Lavdije Malën, duke vënë në dispozicion edhe të dhënat bankare.

“Unë quhem Lavdie Malaj, jam 37 vjeçe. Jam e martuar, kam 3 fëmijë. Më parë kam jetuar në Patos, atje kisha 2 dhoma me rrjetë. Dhoma nuk quheshin ato, po i quanim ne nga e keqja. Me qira, nuk kisha asgjë, flija përtokë. Këto komshija m’i dha. Unë për veten time kam atë frigoriferin, edhe ai nuk punon”.

“Unë kisha tumor, edhe vajta në Tiranë e digjia me rreze. Kam për të vajtur prap dhe nuk kam. E kisha unë (tumorin), por nuk e tregoja, nuk e tregoja se nuk kisha lekë, vetëm kur më gjetën pa ndjenja. I lutem Zotit të më lerë sa të rris këtë të voglën ta çoj si këta. Kam frikë vetëm për fëmijët, asnjë gjë tjetër. Edhe 5 muaj komshijet më kanë mbajtur, që ditën që erdha. Më është gjendur komshija në vend të nënës, edhe nëna po të ishte nuk ta bënte. Ajo më ka ndihmuar jashtë masë“, tregon nëna e 3 fëmijëve.

“I japim edhe për të ngrënë kur nuk ka, ne i japim. Ndonjë pjatë gjellë për fëmijët, një çik bukë, të gjitha u kam dhënë. Komplet si kat i pestë që jemi nuk i kemi lënë. Edhe katet poshtë sa kanë pasur mundësi kanë ndihmuar, për të ngrënë”, tregon fqinja e Lavdijes.

“Fëmija para kësaj të voglës më vdiq nga kushtet, nga lagështia, u bllokua në frymëmarrje, pa mbushur 1 vjeç. Qëkur më iku djali lëviza pastaj, se nuk vete më atje se më ndjek hija e djalit, nuk mundem të iki më atje. Është shumë e vështirë, gjersa më iku djali nuk dua jetë më. Le të më marrë tani, nuk dua jetë më, vetëm ta kisha edhe atë…”

“Frikë kam vetëm nga vdekja, sikur t’i lej fëmijët. Ju lutem më ndihmoni kush ka mundësi të më ndihmojë vetëm të strehoj fëmijët, asnjë gjë nuk dua për veten time”.

Në fund, drejtuesit e Stop iu bashkuan apelit të Lavdies, drejtuar të gjithë shqiptarëve./Burimi Tv Klan

Etiketa: emisionsto


Ju sugjerojmë

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Para
Reagim mbi monologun për Elvis Naçin, Mustafa Nano: Është një hipokrit

Reagim mbi monologun për Elvis Naçin, Mustafa Nano: Është një hipokrit

Marrëveshje me Albin Kurtin? Berisha: Na bashkojnë mendime për…

Marrëveshje me Albin Kurtin? Berisha: Na bashkojnë mendime për...

Debat në familjen Kardashian-West, shkak vajza e tyre North

Debat në familjen Kardashian-West, shkak vajza e tyre North
















TE FUNDIT

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
14 Korrik, 2026

Elseid Hysaj është pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar pritet të mbetet pjesë e Serie...

Lexo më shumë

Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
14 Korrik, 2026

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
14 Korrik, 2026

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë...

Lexo më shumë

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
14 Korrik, 2026

Çmimet e naftës në bursa  janë rritur në nivelin më të lartë në një muaj pas shtimit të sulmeve midis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}