Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stoltenberg viziton Ballkanin mes paralajmërimeve se Rusia synon të nxisë konflikt 

2023/11/20 at 8:33 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Stoltenberg viziton Ballkanin mes paralajmërimeve se Rusia synon të nxisë konflikt 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ndodhet në Kosovë, në kuadër të një turi në disa shtete të rajonit, ku do të zhvillojë takime në krerët e shteteve. 


Sipas agjendës, në Kosovë shefi i NATO-s do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe me komandantin e misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash. Vizita e Stoltenbergut në Kosovë vjen në kohën e tensioneve, por edhe paralajmërimeve për konflikte të mundshme. 

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas një sulmi të armatosur në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serbësh. Po ashtu, komuniteti ndërkombëtar së fundi ka shpeshtuar thirrjet që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e Serbia të njohë de facto pavarësinë e Kosovës. 

Ndërkaq, pesë ditë para vizitës së Stoltenbergut në Kosovë, Ukraina ka paralajmëruar se Rusia po synon të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor. 

Për çështjen e fundit, Bashkimi Evropian është pajtuar me presidentin Volodymyr Zelensky, ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ndikimi malinj rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor pengon rrugën e shteteve drejt integrimeve euroatlantike. DASH u shpreh se pikërisht ky ndikim tregon urgjencën e punës që po bën Uashingtoni për të luftuar ndikimin rus. 

Për synimin e Rusisë që të nxisë konflikte në rajon, ka folur më 19 nëntor edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se Moska po dëshiron të ndezë “një vatër krize në oborrin e Bashkimit Evropian” me qëllim që “ta shpërqendrojë NATO-n”. 

Stotelberg do të qëndrojë në Kosovë, shtet ku aleanca ushtarake ka mbi 4.600 trupa. Kosova për një kohë të gjatë ka thënë se ka dy qëllime strategjike sa u përket integrimeve euroatlantike: anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Por, për aspiratën e fundit, fillimisht ka kërkuar që të pranohet në Programin e Partneritetit të Paqes. 

Por, integrimet euroatlantike të Kosovës shpesh është thënë se do të kalojnë përmes dialogut për normalizim që ndërmjetësohet nga BE-ja. Megjithatë, në këto dy institucione në të cilat Kosova mëton të anëtarësohet, ka shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e shpallur më 2008. 

Qëndrimi i NATO-s për Kosovën 

NATO përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit – ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serb – Stoltenberg kërkoi nga të dyja palët që të përmbahen nga nxitja e tensioneve dhe të kthehen menjëherë në dialog. Për shkak të situatës së tensionuar pas sulmit në Banjskë, NATO mori vendim që të rrisë praninë e saj ushtarake, në kuadër të misionit të KFOR. 

Ky mision është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX). Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur shtimin e pranisë së pjesëtarëve të KFOR-it, por ai ka theksuar se nuk ka nevojë për një angazhim më aktiv të kësaj force në territorin e Kosovës. 

“Ata janë të nevojshëm për siguri dhe mbrojtje.. dhe kështu do të mbetet. Ne nuk kemi nevojë ta bëjmë KFOR-in reagues të parë”, ka deklaruar Kurti më 25 tetor. 

Por, kryeministri kosovar ka kërkuar që trupat shtesë të KFOR-it të “koncentrohen në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”. 

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që nga fundi i majit, për shkak të kundërshtimit të serbëve lokalë të kryetarëve të rinj shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e prillit, votime që u bojkotuan nga serbët. 

Më 29 maj, dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan pas konfrontimit me protestuesit në Zveçan. Pas dhunës, Stoltenberg e cilësoi atë të papranueshëm dhe tha se dhuna e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin dhe vë në rrezik aspiratat euroatlantike. 

Vizita e Stoltenbergut në Kosovë, por edhe më pas në Serbi, vjen në kohën kur të dyja shteteve u është dorëzuar një draft-statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Komuniteti ndërkombëtar, që po kërkon që Asociacioni të themelohet, ka thënë se ai është një model modern evropian për Asociacionin. Kurti ka thënë se është i gatshëm ta pranojë dhe nënshkruajë këtë draft-statut. 

Kosova sytë kah Partneriteti për Paqe 

Sa u përket aspiratave euroatlantike, Kosova ka shprehur dëshirën e saj që një ditë të jetë anëtare e NATO-s. Por, para se të ndodhë kjo, Prishtina ka kërkuar që të bashkohet në Programin e aleancës për Partneritet për Paqe. 

Presidentja Osmani shpesh e ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është parakusht për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Osmani madje i ka kërkuar ndihmë Shteteve të Bashkuara për përfshirjen në Partneritetin për Paqe dhe eventualisht në NATO. Uashingtoni i ka premtuar Kosovës mbështetje për integrimet euroatlantike. 

Kryeministri Kurti, në një plan të propozuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit – të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më herët gjatë vitit – ka përmendur Programin e Partneritetit për Paqe. 

Kurti ka propozuar që të ndërmerren hapa për anëtarësimin e Kosovës në BE, në mekanizma të tjerë evropianë dhe “nënshkrimin e Partneritetit për Paqe me NATO-n”. 

Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim. 

NATO ka thënë se ky program ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s. 

Partneriteti për Paqe përfshin shumë fusha të aktivitetit të NATO-s, sikurse: puna e lidhur me mbrojtjen, forumet e mbrojtjes, trajnimet, stërvitjet ushtarake, planifikimet për përgjigje të emergjencave civile dhe katastrofave të tjera, por edhe bashkëpunimin në shkencë dhe mjedis. Në përgjithësi janë afër 1.600 aktivitete. 

Pikërisht, në kuadër të këtij programi, më 1999 disa shtete dërguan forca paqeruajtëse Kosovë në kuadër të misionit të aleancës në Kosovë, KFOR. Atëbotë ishin vendosur në Kosovë afër 50.000 ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30.000 ishin të shteteve të NATO-s. 

Në përgjithësi, ky program ofron një kornizë politike për bashkëpunim me NATO-n. Në kuadër të programit, secili shtet partner vendos vet për ritmin, por edhe thellimin e bashkëpunimit me aleancën. 

Aleanca ka disa mjete dhe mekanizma për të shtyrë përpara bashkëpunimin me shtetet anëtare, përmes disa politikave dhe programeve, planeve të veprimit dhe formave të tjera të bashkëpunimit. 

Në NATO ka tri lloje të dokumenteve të partneritetit dypalësh: Programi i Partneritetit dhe Bashkëpunimit Individual, Programi i Planeve të Veprimit Individual dhe Programi Vjetor Kombëtar. 

I pari është dokument standard, që zakonisht zhvillohet çdo dy vjet nga shteti partner në konsultim me NATO-n dhe kërkon miratimin e Këshillit të Atlantikut. Ai strukturohet dhe përshtatet me interesat dhe synimet e shtetit partner dhe NATO-s. 

Dokumenti i dytë përqendrohet në reformat e brendshme të shteteve partnere. Aty trajtohen edhe çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes dhe synon të koordinojë të gjitha aspektet e raporteve të shteteve partnere dhe NATO-s përmes një dialogu politik dhe sistematik me Aleancën. 

Ndërkaq, Programi Vjetor Kombëtar është dokumenti më kërkues që përqendrohet në reformat demokratike, të sigurisë dhe të mbrojtjes, që zhvillohet çdo vit nga shtetet partnere në konsultim me NATO-n. 

Në këtë program kanë qasje vetëm shtetet që janë pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim, që është procesi që gjurmon përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. 

Në Partneritetin për Paqe marrin pjesë edhe shtete që nuk kanë shprehur aspirata që një ditë të bëhen pjesë e NATO-s. Këtu bën pjesë Serbia, e cila i është bashkuar programit, por edhe është anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit Euroatlantik (EAPC), i cili synon bashkëpunimin politik mes shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të Partneritetit. 

Politika e anëtarësimit në NATO është “me dyer të hapura”, por zgjerimi i këtij institucioni kërkon vendim unanim të të gjithë anëtare. 

Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, janë anëtare të NATO-s të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo mosnjohje paraqet pengesë për përparimin e Kosovës drejt integrimit në aleancë. 

Cila shtete të tjera do të vizitojë Stoltenberg? 

Para Kosovës, Stoltenberg ka vizituar Bosnje e Hercegovinën ku është takuar me anëtarët e presidencës trepalëshe dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe ndërkombëtarë. 

Pas Kosovës, shefi i NATO-s më 21 nëntor do të qëndrojë në Serbi, ku është paraparë të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe me kryeministren e këtij shteti Ana Bërnabiç. Po të njëjtën ditë, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, shtet anëtar i NATO-s, ku do të takohet me krerët shtetërorë dhe do t’i drejtohet Kuvendit të këtij shteti. 

Më 22 nëntor ai do të përmbyllë turneun ballkanik me një takim me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni. Ai do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin kroat, Zoran Millatoviç, kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq dhe me atë të Sllovenisë, Robert Golob. /REL 



Ju sugjerojmë

Begaj mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, kthejeni 11 majin në ditë feste!
Aktualitet

Begaj mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, kthejeni 11 majin në ditë feste!

9 Maj, 2025 2:57 pm
Nuk kishin vendosur maskën, policia gjobit 621 qytetarë
Aktualitet

Në prag të zgjedhjeve/ Qeveria merr vendimin: Falen gjobat e vendosura që nga viti…

9 Maj, 2025 2:35 pm
SPAK sqaron pse u prezantua Veliajn si i dënuar në dosje: I kemi kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, Veliaj nga qelia: Votoni PS, për Shqipërinë që ecën përpara!

9 Maj, 2025 2:34 pm
Tjetërsuan një godinë në hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar 54 kallëzime penale!

9 Maj, 2025 2:10 pm
“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë
Bota

“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë

9 Maj, 2025 2:09 pm
Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
Aktualitet

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

9 Maj, 2025 1:47 pm
4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

9 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
Bota

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

9 Maj, 2025 1:25 pm
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Bota

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

9 Maj, 2025 1:21 pm
PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime
Aktualitet

“Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

9 Maj, 2025 1:09 pm
Para
Përballja me Çekinë, publikohet lista e futbollistëve të Kombëtares që do të jenë në dispozicion

Sonte përballja Shqipëri-Ishujt Faroe/Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen në Tiranë 

Gjermania, qendër e shfrytëzimit seksual? Scholz: E papranueshme që burrat të “blejnë” gra! 

Gjermania, qendër e shfrytëzimit seksual? Scholz: E papranueshme që burrat të “blejnë” gra! 

“Berisha nuk ka marrë njoftim për vendimin”, avokat Gjokutaj: Ky është proces i parregullt ligjor

Çështja “Partizani”/Mbërrin në gjykatë avokati i Sali Berishës 
















TE FUNDIT

Begaj mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, kthejeni 11 majin në ditë feste!

Begaj mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, kthejeni 11 majin në ditë feste!
9 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Michael Gahler, që...

Lexo më shumë

Në prag të zgjedhjeve/ Qeveria merr vendimin: Falen gjobat e vendosura që nga viti…

Nuk kishin vendosur maskën, policia gjobit 621 qytetarë
9 Maj, 2025

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, qeveria ka vendosur të falë gjobat. Bëhet fjalë për gjoba të paekzekutuara deri...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Veliaj nga qelia: Votoni PS, për Shqipërinë që ecën përpara!

SPAK sqaron pse u prezantua Veliajn si i dënuar në dosje: I kemi kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
9 Maj, 2025

Ndërkohë që na ndjanë dy ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ndarë një mesazh në rrjetin...

Lexo më shumë

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar 54 kallëzime penale!

Tjetërsuan një godinë në hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës
9 Maj, 2025

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar një përditësim zyrtar mbi kallëzimet dhe procedimet penale të regjistruara deri më 9 maj 2025...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com