Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka thënë se ndihen të shqetësuar për faktin se Rusia po përpiqet të sajojë pretekste për të sulmuar Ukrainën.
Stoltenberg ka folur pas takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.
Ai u shpreh se ende nuk ka parë një tërheqje të trupave ruse përreth Ukrainës, ndërsa nënvizoi se Moska i ka ende kapacitetet për një pushtim të plotë.
“Ne jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të sajojë një pretekst për një sulm të armatosur kundër Ukrainës, por ende nuk ka qartësi lidhur me synimet e Rusisë. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por ajo që dimë është se Rusia ka grumbulluar forcën më të madhe në dekada që ne kemi parë në Europë dhe përreth Ukrainës. Ne i kemi parë përpjekjet për të sajuar një pretekst, me operacione false për nxjerrë një justifikim për pushtimin e Ukrainës. Ata kanë trupa mjaftueshëm dhe aftësi për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës në shumë pak kohë dhe pa paralajmërim. Kjo e bën situatën kaq të rrezikshme”,-tha sekretari Stoltenberg.