Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhe NATO: Rusia po shton numrin e trupave pranë kufirit me Ukrainën

2022/02/17 at 6:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA dhe NATO: Rusia po shton numrin e trupave pranë kufirit me Ukrainën

Ndryshe nga njoftimet ruse për tërheqjen e disa prej 150 mijë trupave të saj të grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe NATO thonë se Moska e ka shtuar numrin e trupave me rreth 7 mijë.


Në ditën e dytë të vizitës së tij në Bruksel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llyd Austin tha se ende ka kohë për një zgjidhje diplomatike të krizës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin se Rusia mund të jetë duke kërkuar pretekst për të sulmuar Ukraininë. Materiali në vazhdim na sjell më shumë hollësi rreth krizës që vazhdon të thellohet midis Rusisë dhe Perëndimit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se ende ka kohë dhe hapësirë për zgjidhje diplomatike, ndërsa tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit vazhdojnë të rriten.

Deklarata e zotit Austin vjen pas akuzave të aleancës së NATO-s se Rusia po mashtron duke thënë se po rikthen në baza disa prej rreth 150 mijë trupave të saj të grumbulluar në afërsi të kufirit me Ukrainën.

“Përkundrazi, ne po shohim se Rusia po shton numrin e trupave të grumbulluar përgjatë kufirit, edhe gjatë dy ditëve të fundit. Ne i shohim disa prej këtyre trupave teksa afrohen më pranë kufirit, po shohim më shumë avionë lufte dhe të tjerë mbështetës teksa fluturojnë në atë zonë, po shohim rritje të gatishmërisë së tyre pranë Detit të Zi”, tha zoti Austin në një konferencë në ditën e dytë të vizitës së tij në Bruksel.

Sipas zyrtarëve të NATO-s, ditëve të fundit Rusia ka shtuar rreth 7 mijë trupa përreth Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehet i shqetësuar se Moska mund të jetë në kërkim të një arsyeje për të sulmuar Ukrainën.

“Ne jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për të nisur një sulm kundër Ukrainës. Ende nuk janë të qarta qëllimet e Rusisë. Nuk dimë se çfarë do të ndodhë, por ajo që dimë është se Rusia ka grumbulluar forcën më të madhe që kemi parë në Evropë për dekada”, tha zoti Stoltenberg.

Këtë koment ai e bëri në përgjigje të pyetjes rreth raportimeve se përgjatë vijës që ndan forcat ukrainase nga separatistët pro-rusë në rajonin e Donbasit në Ukrainën Lindore, është thyer armëpushimi. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për bombardime intensive.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të enjten se veçanërisht në këtë periudhë krize duhet treguar unitet trans-atlantik dhe bashkëpunim i fortë midis Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Ne qëndrojmë pranë Ukrainës, ne jemi kundër rikthimit të ndikimit në Evropë përmes këtyre mjeteve”, tha zoti Borell gjatë një diskutimi me vendet anëtare të NATO-s në Bruksel.

Ndërkohë po në Bruksel, udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u takuan në një samit për të diskutuar këtë krizë.

Kremlini tha të enjten se duhet kohë për tërheqjen e trupave që kanë përfunduar manovrat ushtarake në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Zyrtarët rusë kanë përsëritur disa herë këtë javë qëndrimin se një numër i trupave të saj pranë kufirit me Ukrainën janë rikthyer në baza, por nuk kanë dhënë hollësi që do të konfirmonin këto pohime.

Rusia mohon se është duke planifikuar të sulmojë fqinjin e saj, por thotë se ka të drejtë të vendosë trupa kudo që e sheh të nevojshme për t’u mbrojtur nga kërcënimet e NATO-s.

Moska kërkon nga Perëndimi të garantojë se nuk do të lejohet anëtarësimi i Ukrainës dhe vendeve tjera ish-sovietike në NATO, të ndalojë dislokimin e armëve pranë kufijve rusë dhe të tërheqë trupat nga Evropa Lindore, kërkesa këto që janë hedhur poshtë nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO./ VOA



Ju sugjerojmë

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Para
SHBA paralajmëron për rrezikun e një sulmi rus ndaj Ukrainës “brenda disa ditësh”

SHBA paralajmëron për rrezikun e një sulmi rus ndaj Ukrainës "brenda disa ditësh"

Berisha në Lushnje: Asnjë votë për logon e PD, e ka konfiskuar Basha

Berisha në Lushnje: Asnjë votë për logon e PD, e ka konfiskuar Basha

Kombinimet e ushqimit që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj

Kombinimet e ushqimit që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj
















TE FUNDIT

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
10 Qershor, 2026

  Vijon protesta qytetare në ditën e saj të 11-të. Me fjalime dhe pankarta që kërkojnë largimin e klasës politike...

Lexo më shumë

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
10 Qershor, 2026

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare...

Lexo më shumë

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
10 Qershor, 2026

Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}