Protestuesit e Partisë Demokratike kanë hedhur molotovë drejt Kryeministrisë dhe ambjenteve pranë saj.
Pas rinisjes së marshimit, mbështetësit kanë hedhur benzinë tek njëri prej stacioneve të autobusit të Unazës dhe i kanë vënë flakën vendqëndrimit.
Gjatë marshimit të tjerë protestues i kanë vënë flakën një koshi në qytet, teksa ecnin krahas makinave që ndodheshin në trafik.
Marshimi duket se do të vijojë në këtë mënyrë, ende pa ditur skenarin e kësaj proteste.
Për mbarëvajtjen e saj dhe garantimin e sigurisë, policia ka aktivizuar në terren rreth 1 mijë e 200 forca.
Kujtojmë se opozita ka kërkuar leje në polici për 4 orë tubim përpara Kryeministrisë.