Stërnipi i Benito Mussolinit, Caio Mussolini do të jetë kandidat për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Ai është prezantuar nga kryetarja e partisë “Fratelli d’Italia” Giorgia Meloni, aleate e Silvio Berlusconit.
Meloni e ka prezantuar Caio Mussolinin si “një profesionist, një ushtarak dhe një patriot të mirë”, gjë që ka nxitur shumë reagime në rrjet. Kanë qenë të shumtë italianët të cilët e kanë parë si të papërshtatshme këtë kandidaturë, duke akuzuar klasën politike se po synon të rikthejë fashizmin.
Caio Mussolini është 50 vjeç dhe ka lindur në Argjentinë. Ai është nipi i Vittorios, djalit të diktatorit fashist Benito Mussolinit./Opinion.al