Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stamboll: Ekspertët presin një tjetër tërmet të madh

2025/04/24 at 9:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Stamboll: Ekspertët presin një tjetër tërmet të madh

Më shumë se 200 të plagosur, por thuajse asnjë dëm material.

Tërmeti i fundit duket se nuk e preku rëndë Stambollin. Por studiuesit presin së shpejti tronditje më të rënda.

Pas tërmetit me tronditje të forta që preku Stambollin, shkencëtarët besojnë se mund të pasojnë goditje të tjera.

“Për momentin ekzistojnë dy skenarë: ose rajoni i drejtpërdrejtë ku ndodhi tërmeti është shtendosur tani për tani dhe situata sizmike po qetësohet dalëngadalë, ose rishpërndarja e tensionit sizmik të krijuar nga tërmeti do ta rrisë mundësinë e një tërmeti më të madh në rajon,” tha Marco Bohnhoff studiues pranë Qendrës Helmholtz për Gjeodezinë (GFZ). Ne po i ndjekim dhe po i vrojtojmë zhvillimet sizmike në rajon me shumë vëmendje, sqaroi ai.

Rajon me rrezik të veçantë

Tërmeti i tanishëm ishte më i forti prej më shumë se 25 vjetësh në këtë rajon. Sipas GFZ-së tërmeti i parë pati një magnitudë prej 6.2 ballësh, dhe ishte në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash, rreth 60 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara. Vetëm 13 minuta më vonë toka u trondit sërish, këtë herë me një magnitudë prej 5.3 ballësh në një distancë prej rreth 40 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë edhe në Greqi dhe Bullgari.

Sipas shkencëtarëve tërmeti i dytë tregon se tensionet janë zhvendosur. Kjo i bën më të mundshme dridhjet e mëtejshme. Sipas Ministrisë së Brendshme turke u regjistruan më shumë se 120 pastronditje sizmike.

Pranë Stambollit takohen dy pllaka tektonike

Sipas ekspertëve rajoni rreth Detit Marmara pranë qytetit të Stambollitt me rreth një milion banorë, ka një nga strukturat gjeologjike më të rrezikshme në botë: aty takohen dy pllaka tektonike – pllaka euroaziatike dhe pllaka e Anadollit.

Zona nën Detin Marmara në jug të Stambollit është i vetmi sektor i zonës së kufirit të pllakave tektonike, e cila nuk ka gjeneruar për më shumë se 250 vjet ndonjë tërmet të fortë. Ekspertët supozojnë prej kohësh se Stambolli do të tronditet herët e vonë prej një tërmeti me magnitudë rreth 7 ballë./DW

Ju sugjerojmë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
Politikë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

17 Janar, 2026 10:05 pm
“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
Bota

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

17 Janar, 2026 9:12 pm
Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

17 Janar, 2026 8:41 pm
Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
Kryesore

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17 Janar, 2026 8:34 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Ukrainës po i mbarojnë armët, Zelensky: Duam furnizime

17 Janar, 2026 8:11 pm
Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë
Bota

Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë

17 Janar, 2026 7:32 pm
Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor
Rajoni

Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor

17 Janar, 2026 6:26 pm
Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

17 Janar, 2026 5:23 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Palasë/ U godit nga fabroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari

17 Janar, 2026 4:00 pm
Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor
Bota

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor

17 Janar, 2026 3:11 pm
Para
Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik

Aksidenti i rëndë në Greqi, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

49-vjeçarja për favore seksuale, i riu u bënte foto/Si i zhvasnin klientët në Durrës

49-vjeçarja për favore seksuale, i riu u bënte foto/Si i zhvasnin klientët në Durrës

Qëlloi me armë gjahu pas sherrit me fqinjin, arrestohet 42-vjeçari në Librazhd

Qëlloi me armë gjahu pas sherrit me fqinjin, arrestohet 42-vjeçari në Librazhd

TE FUNDIT

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
17 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokaratike, Sali Berisha ka zhvilluar “Foltore” foltoren e radhës me demokratët në Laprakë. Një nga momentet që...

Lexo më shumë

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
17 Janar, 2026

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
17 Janar, 2026

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e radhës para Kryeministrisë, ku disa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar tubimit. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com