Punimet në stadiumin “Loro Boriçi” po vazhdojnë me ritme mjaft të larta. “TV Rozafa” në Shkodër njofton se përfundoi me sukses edhe shtrimi i tapetit. Punimet kanë zgjatur 4 ditë dhe se kanë mbetur vetëm gjëra të vogla.
Tani nis proçesi i lidhjes së barit me terrenin ku do të duhet kohë. Stadiumi i Shkodrës pritet të jetë gati në mesin e këtij viti. Kjo arenë do të jetë më e madhja në vend, pasi kapaciteti do të shkojë në 17500 vende të ulura dhe do të jetë natyrisht edhe shtëpia e re e kombëtares kuqezi.
Të shikojmë nëse do të vijë edhe Maradona, siç ishte premtuar, me rastin e përurimit të stadiumit.