Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Spitale ke bërë, po janë kot…”/ Rama-komentuesit: Do ndërtohen dy spitale ultramoderne, qentë do të lehin fort deri më 11 maj

2025/02/28 at 10:20 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Spitale ke bërë, po janë kot…”/ Rama-komentuesit: Do ndërtohen dy spitale ultramoderne, qentë do të lehin fort deri më 11 maj

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale, teksa ka deklaruar se gjatë mandatit të katërt do të ndërtojnë dy spitale ultra modernë.

Komenti: Të uroj që të fitosh! Spitale ke bere, po janë kot se korrupsioni aty vazhdon. Mua personalisht doktori te 21 dhjetori mi ka kërkuar vetë lekët dhe kam ngelur pa fjalë, pastaj tjetra marketet me gjëra të skaduara, zarzavatet, frutat na mbytën me pesticide për mua këto gjëra janë urgjente të ketë kontrolle.

Në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, Rama i kujtoi qytetarit realitetin e mjerë të spitaleve para se PS të merrte mandatin.

Ai tha se janë ndërtuar 53 spitale të reja dhe tanimë mjekët dhe infermierët janë të mirëpaguar.

“Po çfarë të them, si të them? “Spitale ke bërë, por janë kot”. Nuk e kuptoj si mund të jenë kot?! 53 spitale të reja. 10 që nuk ekzistonin. 43 që u shembën përtokë dhe u ribënë komplet nga e para me standarde më të larta europiane. E morëm detyrën në një Shqipëri me spitale që ishin ndërtuar në vitet ’60-’70 dhe ishin vetëm arnuar në vitet ’90-2000, një tmerr.

Me shtretër lufte akoma, me batanije nga ato ushtaraket me qime si letër zmeril. Banjot me ujë rrjedhje  në korridor gjithandej. Ilaçe, harroje. Pajisje për operacione ishin te shekullit të kaluar. Niveli i sterilizimit, mysybet. Infeksionet post operatore më të lartat në Europë.

Mjekët heronj, jepnin e merrnin si në luftë, në mes të Europës, shekulli 21. Autoambulancat, ndizeshin me të shtyra dhe urgjencat vareshin nga oraret e gjumit të rojeve që I linin hapur ato telefonat, për të mos u përgjigjur, me atë telin varur. Nuk po flas për qendrat shëndetësore. Mesjetë e thellë. Katastrofë.

Sot, sot kemi 400 qendra të reja shëndetësore të bëra nga e para që u shërbejnë 1.6 milion qytetarëve. Kemi një urgjencë kombëtare me 320 automjete të pajisura me aparatura jetë shpëtuese, që të gjitha. Kemi mjekë të mirë paguar. 140% më shumë sesa deri dje. Infermierë me 112% më shumë se deri dje.

Paguajmë 120 milion euro për të rimbulsuar barnat. Kontrollojmë gati gjysmë milion njerëz në vit për shëndetin me analiza falas. Kryejmë 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe 164 lloj testesh laboratorike që deri dje bëheshin vetëm në privat, copë-copë, sa këtej e sa jashtë.

Janë kryer 16 milion e 800 mijë ekzaminime me aparatura të fjalës së fundit dhe të gjitha janë falas. Ka plot akoma, por po ndalem këtu duke thënë se Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka nisur bashkëpunimin dhe do të njehsohet me Qendrën Spitalore SHIBA në Izrael, që u rankua e 8-ta  në botë për 2024 për nivelin e lartë të ekselencës. 2 spitale ultra-moderne do të ndërtojmë gjatë mandatit të 4-tërt në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë, një nga më të mirat e botës.

Dy ekselenca botërore që do të sigurojnë që të mos kemi më nevojë të çojmë askënd jashtë për asnjë operacion të komplikuar, por jo vetëm kaq. Por të vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Jo më, o burra, ikim në Turqi, ikim në Greqi, ikim në Itali. Jo,. Jo! Në Shqipëri! Më e mira është e gjitha përpara, prandaj dhe qentë do të lehin shumë fort deri në 11 maj, por karvani do të shkojë aq përpara sa Shqipëria 2030 do të jetë anëtare krenare e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Papa Francesku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Vatikani: Papa e kaloi edhe një natë të qetë në spital

Marsi do të nisë me reshje/ Lajda Porja: Do jetë një muaj i lagësht

Marsi do të nisë me reshje/ Lajda Porja: Do jetë një muaj i lagësht

Marrëveshja për teknologjinë me Izraelin/ Rama: Baza më e madhe e të dhënave digjitale tashmë në Tiranë

Marrëveshja për teknologjinë me Izraelin/ Rama: Baza më e madhe e të dhënave digjitale tashmë në Tiranë

TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com