Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme me Kryetarin e BDI, Ali Ahmetin.
Lajmi është bërë publik nga vetë kryeparlamentarja përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo thotë se së bashku kanë diskutuar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare si dhe për përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
“Me mikun e mirë, politikanin e urtë, z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së, personalitet i njohur i shqiptarisë, diskutuam për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë e duhet të jenë të pakthyeshme; angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe të shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për të ndërtuar një shoqëri dhe një vend tërësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët; angazhimin e faktorit shqiptar në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian”, shkruan Spiropali.