Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh ditën e sotme rreth rezulotës së votuar dje në parlament me 100 vota pro. Ai u shpreh se “Presidenti është zgjedhur nga një parlament, jo ky i sotmi, por nga një parlament plotësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe republika i takon qytetarëve”.
Pas këtij prononcimi të Metës për mediat ka reaguar në Twitter ministrja Ministria për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali:
“Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës,”-përfundon postimi i saj./Opinion.al/