Kronikë

Arrestohet pasi vodhi 1000 litra naftë nga TAP, në pranga edhe 2 doganierë


               Publikuar në : 12:12 - 14/06/19 |
Al Do

Policia e Korçës ka arrestuar sot 4 persona, ndër të cilët edhe 2 doganierë, me akuzën e kontrabandës.

Arrestimi është bërë në flagrancë në hyrje të qytetit të Korcës në një kontroll që ju bë dy shtetasve që kryenin kontrabandën e mallrave. Dy doganierët ishin punonjës të Doganës së Kapshticës. Ata dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar shtetasit A.K., dhe A.B., për të kaluar sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë ka ndaluar gjithashtu edhe një shtetas 38 vjeç në Cermë të Lushnjes i cili dyshohet se ka vjedhur një sasi prej 1000 litra naftë nga vendi ku punonte.

Shtetasi V.M, me detyrë punonjës i një kompanie, që kryen punime pranë Gazsjellësit TAP, e vidhte naftën dhe më pas ja shiste një 32 vjeçari banues në fshatin Lubonjë.

Sasia e naftës së gjetur në fshatin Lubonjë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /Opinion.al

Pas