S’përmendi dialogun Kosovë-Serbi/Grenell:Biden nuk ka përparësi Ballkanin

Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar mbi fjalimin e mbajtur në OKB nga presidenti Biden.

Nëpërmjet një postim në rrjetin social “Twitter” Grenell shkruan se  në asnjë moment Biden nuk e përmendi dialogun Kosovë-Serbi.

Në vijim të kësaj fjale Grenell thekson se Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e tij nuk e ka përparësi të partnerizohet me Balkanin.

“Joe Biden nuk e përmend as dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është  e qartë se nuk është përparësi për këtë Shtëpi të Bardhë të partnerizohet me Ballkanin në asnjë mënyrë”- shkruan ai në Twitter./Opinion.al

 




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT