Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Speciale/ Ja 10 fanellat më “legjendare” në kampionatet europiane

2016/06/12 at 1:00 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Speciale/ Ja 10 fanellat më “legjendare” në kampionatet europiane

Në 14 kampionatet europiane që janë zhvilluar nga viti 1960 dhe deri më sot ka pasur shumë fanella të paharrueshme. Më poshtë po ju paraqesim dhjetë nga bluzat e përfaqësueseve që kanë qenë më shumë domethënëse ose më shumë interesante gjatë modës së veshjeve sportive, e cila ka evoluar ndër vite, ashtu si futbolli…


Bashkimi Sovjetik – Euro 1960 – E nisim nga koha e televizionit bardhë e zi për ikonën e parë të fanellave që kanë shkruar historinë e kampionateve europiane. Eshtë një fanellë aq “e fortë” sa nuk ka nevojë për ngjyra që të jetë e rëndësishme. Ishte skuadra më e fortë e turneut të parë, por që ishte shumë ndryshe nga sot me disa ekipe mes të cilave Anglia dhe Spanja që refuzuan të merrnin pjesë. Portieri legjendar Yashin ishte i veshur gjithmonë i gjithi me të zeza, ndërsa fanella e shokëve të skuadrës ishte e kuqe me të shkruarën CCCP para gjoksit. Atë edicion rusët u shpallën kampionë të Europës.

rusia

Anglia – Euro 1980 – Ndoshta sot mund të jetë parë në disa ekipe të ndryshe, në edicione të ndryshme, por fanella të firma “Admiral” i bëri kombëtares së Anglisë në Euro 1980 ishte me të vërtetë kontradiktore për kohën. Për më shumë ishte fanella e parë e Anglisë në një veprimtari madhore që nuk kishte një ngjyrë të vetme, të bardhë ose të kuqe. Faktikisht, kjo fanellë do të mbahet mend më shumë sepse ka qenë e veshur nga huliganët anglezë që bënin rrëmuja në stadiume, sesa për atë që bëri ekipi në fushën e lojës, megjithatë ka qenë një nga fanellat më të shitura në histori.

anglia

Franca – Euro 1984 – Kampionati europian që u zhvilluar në Francë, gjithmonë në raport me kohën, mund të konsiderohet si kampionati me uniformat më të bukura në historinë e futbollit. Çmimin e parë e mori Franca dhe “adidas”. “Gjelat” e fituan turneun në fushën e tyre dhe Michel Platini u bë legjendë duke ngritur trofeun me fanellën blu me një vijë të kuqe dhe tre të holla të bardha. Kjo fanellë u imitua edhe në “Francë 1998”, kur francezët fituan Kupën e Botës që u zhvillua sërish në fushën e tyre.

franca3

Belgjika – Euro 1984 – Franca mori “Oscar” për uniformën edhe në raport me atë që tregoi në fushën e lojës, por edhe uniforma e Belgjikës bëri që Euro 1984 të mbahet mend si europiani i uniformave të bukura. Vetë “Adidas” e ka konsideruar ndeshjes mes Francës dhe Belgjikës, në këtë veprimtari, si ndeshja ndërmjet dy ekipeve të veshura më bukur në historinë e futbollit. Fanella e Belgjikës u konsiderua aq e bukur për kohën sa njerëzit filluan ta veshin edhe në ditët e zakonshme kur nuk kishte ndeshjes dhe deri vonë në vitet ’90 janë parë njerëz me këtë fanellë në metrotë e Brukselit.

belgjikaaa
Holanda – Euro 1988 – Këtu po flasim për një ikonë, por një fanellë që ka mbetur në mendjen e të gjithëve dhe po të përfytyrojmë Van Basten ose Gullit duke luajtur me kombëtaren, të gjithëve na vjen në mendje bluza e famshme portokalli me trekëndësha në formë piramide, e cila është bërë pjesa më e rëndësishme e koleksionit të atyre që adhurojnë uniformat e futbollit. Holanda tradicionalisht është shquar për fanella të bukur, ndoshta nisur edhe nga fakti që luan me portokalli, një ngjyrë tërheqëse, por asnjë fanellë nuk kujtohet si ajo e Euro 1988, e vetmja veprimtari madhore e fituar nga “Tulipanët”.
hollandaa

Gjermania Perëndimore – Euro 1988 – E dimë që sapo e shihni do të mendoni: kjo është fanella e gjermanëve që u shpallën kampionë të Botës në “Italia ‘90”, por faktikisht kjo uniformë u përdor për herë të parë në kampionatin europian dhe nuk u ndryshua sepse u votua nga gjermanët si fanella më e bukur e të gjitha kohërave. Mjafton një sondazh i tillë, por ta futur edhe këtë uniformë mes dhjetë bluzave të paharrueshme në historinë e kampionateve europianë.

gjermaniiia

Suedi – Euro 1992 – Mjafton të themi se ky stil fanelle shënoi një epokë të re në veshjet sportive “adidas”. Fanella të tilla nisin të prodhohen jo vetëm për ekipe futbollisti si Liverpool dhe Ranges, por edhe për njerëzit e zakonshëm. Gary Linekar e ka fanellën e tij të preferuar, kur e pyetën në një emision televizive se cila ishte fanella më e bukur që kishte parë ndonjëherë në fushën e lojës.

suedia

Anglia – Euro 1996 – “Po vjet në shtëpi, po vjen në shtëpi, futbolli po vjen në shtëpi.” Kur shohin këtë fanellë tifozët anglezë e kanë të vështirë të ndalin së kënduari. Gjithmonë kjo fanellë do të jetë e lidhur ngushtë me kampionatin europian të zhvilluar në Angli dhe për magjitë e fundit të Gascogne, përpara se të zhytej përfundimisht në botën e alkoolit. Goli i shënuar prej tij nga Skocisë, me fanellën që shihni në foto, ka bërë që pjesa më e madhe e tifozëve të Anglisë të mos e harrojë kurrë këtë uniformë.

anglia2

Kroacia – Euro 1996 – Kroacia mori për herë të parë pjesë në një veprimtari madhore në vitin 1996, pasi pak kohë më parë ishte ndarë nga Jugosllavia. Brezi i kombëtares së parë kroate do të mbetet i paharrueshëm për atë që bëri në fushën e lojës dhe për uniformën e përdorur. Një fanellë si flamur shahu e prodhuar nga “Lotto”, e cila nuk është përdorur vetëm nga kroatët, por pëlqehet nga tifozët e futbollit në përgjithësi.

kroacia

Spanja – Euro 2012 – Faktikisht kjo fanellë është e zakonshme dhe nuk do të mbetet e paharrueshme, por do të mbetet e paharrueshme skuadra që e veshi atë. Spanja, pasi kishte fituar Euro 2008 dhe Kupën e Botës 2010 triumfoi edhe në Euro 2012 me fanellën që shihni në foto, duke u bërë skuadra e parë në historinë e futbollit që fiton tre turne madhorë radhazi. Spanja me këtë uniformë mposhti 4-0 Italinë në finale.

spanjaaa



Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Olta Gixharit për pak sa nuk i rrëshket “zogu” jashtë

Olta Gixharit për pak sa nuk i rrëshket "zogu" jashtë

Fotolajm/ Bukuri shqiptare, ja kush janë tifozet shqiptare në stadium

Fotolajm/ Bukuri shqiptare, ja kush janë tifozet shqiptare në stadium

Pacolli e dërgon në Francë flamurin kuqezi (Foto)

Pacolli e dërgon në Francë flamurin kuqezi (Foto)

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com