Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spanjë/ Shkatërrohet organizata e trafikut ndërkombëtar të drogës. Tre shqiptarë në pranga

2016/08/26 at 10:19 AM
në Aktualitet, Bota, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spanjë/ Shkatërrohet organizata e trafikut ndërkombëtar të drogës. Tre shqiptarë në pranga

Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe bullgarë, që operonte në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta, është shkatërruar falë një operacioni të përbashkët antidrogë ndërmjet Policisë Spanjolle dhe Policisë Shqiptare.

Operacioni i koduar “Cromanon”, ishte koordinuar nga Zyra Kombëtare Europol Tirana  dhe ka çuar në arrestimin në Spanje të tre persona me origjinë shqiptare dhe një qytetar bullgar, konkretisht:

Q., 47 vjeç, A. D., 41 vjeç, dhe E. Sh., 27 vjeç, të tre qytetarë shqiptar.

Si dhe P.D, 41  vjeç, shtetas bullgar.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 38 kilogramë heroinë e pastër, 8 kilogramë kokainë e pastër dhe 50 kilogramë përzierës.

Është shkatërruar gjithashtu një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike.

Është sekuestruar një armë zjarri me silenciator dhe një pajisje presimi.

Operacioni ka filluar që në muajin Dhjetor të vitit 2015 dhe është finalizuar me 10 Gusht të 2016.

Më poshtë komunikatën zyrtare e Europol

Komunikatë e publikuar nga Europol në datën 25.08.2016, në lidhje me Operacionin CROMAÑON”.

Në datën 25.08.2016 Europol ka publikuar në faqen e tij një informacion në lidhje me Operacionin “CROMAÑON”, në të cilin u arrit të shpërbëhej një rrjet kriminal i përfshirë në një tregti ndërkombëtare droge.

Operacioni “CROMAÑON” u organizua nga Roja Civile Spanjolle në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Shqiptare dhe u mbështet nga Europol.

Në këtë Operacion u shpërbë një rrjet kriminal i përbërë nga shtetas Shqiptar dhe Bullgarë të cilët merreshin me shpërndarje heroine në Barcelonë dhe Tarragona.

Operacioni u zhvillua në datën 10 Gusht 2016 dhe rezultoi në arrestimin e 7 anëtarëve të kësaj organizate kriminale.

Anëtarët e këtij grupi janë kryesisht shtetas Bullgar dhe shtetas me origjinë Shqiptare.

Nga ky operacion janë konfiskuar 38 kg Heroinë e pastër, 8 kg Kokainë e pastër, dhe 50 kg përzierës.

Gjithashtu është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike, si dhe janë sekuestruar një armë me silenciator dhe një pajisje presimi.

Gjatë operacionit u krye kontrolli i disa banesave në Barcelonë, Gava, Rubi dhe Castelldefels. Castelldefels u raportua si rezidenca e të dyshuarit kryesor i cili ishte dhe drejtuesi i grupit kriminal, një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë Spanjolle.

Gjithashtu u konfiskuan një sasi e konsiderueshme parash dhe 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronike dhe shumë dokumente.

Roja Civile Spanjolle e ka iniciuar këtë Operacion në Dhjetor 2015, me qëllim zbulimin e grupeve kriminale që operojnë në fushën e trafikimit të lëndës narkotike të llojit heroinë.

Etiketa: arrestimdrogeORGANIZATAshqiptarespanjetrafik

Ju sugjerojmë

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Para
Video/ Një mercedes i zi tentoi të vrasë Angela Merkel dje në Pragë?!

Video/ Një mercedes i zi tentoi të vrasë Angela Merkel dje në Pragë?!

Burri futet në facebookun e gruas dhe i dërgon një mesazh të pazakontë miqve të saj

Burri futet në facebookun e gruas dhe i dërgon një mesazh të pazakontë miqve të saj

Basha në Dibër: Dibranët nuk kërkojnë mëshirë, por punë me dinjitet

Basha në Dibër: Dibranët nuk kërkojnë mëshirë, por punë me dinjitet

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
5 Tetor, 2025

Aktori Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës. Teksa thekson arsyet e...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Tetor, 2025

Në qytetin e Sarandës është regjistruar një shpërthim  i fortë me tritol. Nga të dhënat e para raportohet se një...

Lexo më shumë

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com